Lajme

ATK diskuton për promovimin e të dhënave të hapura

Autori: Gazeta inFokus 07:36 | 01 August 2023

Administrata Tatimore e Kosovës sot mban tryezën e diskutimit lidhur me promovimin e të dhënave të hapura, të publikuara në ueb-faqen e ATK-së.

“Diskutimi në fjalë ka për qëllim të shërbejë si platformë për eksplorim të grupeve të të dhënave (datasets) tanimë të publikuara nga ATK-ja, për të ilustruar se si këto të dhëna mund të përdoren për t’i kuptuar më mirë trendet e ekonomisë në Kosovë por edhe për të informuar politikat e ekonomisë në të ardhmen. Ky organizim është mbështetur nga Programi i USAID për Qeverisje Ekonomike në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera