Lajme

AGK reagon pas kërcënimit të ekipit të “Betimit për Drejtësi”

Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 29 July 2023

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar duke e shprehur shqetësimin pas kërcënimit që i është bërë gazetares dhe kameramanit të “Betimit për Drejtësi”.

Gazetarja Alberta Hashani dhe kameramani, Dituron Aliu, janë kërcënuar nga shitës i mallrave ilegale derisa ishin duke e zhvilluar një hulumtim.

“Raportohet se fillimisht kameramanit i është dërguar mesazh kërcënues, duke i thënë se i ka borxh një gjak.

-Advertisement-

“Komt.qet..shum.shpet.umk.pre.bes.um.ki.borq.ne.qak”, thuhet në mesazh.

Ndërsa, më pas i njëjti ka telefonuar gazetaren duke u shprehur se atë se bashku më kameramanin do i fur në bander.

“Unë ty ka me të gjete edhe atë djalin, ka me iu fur në tel në bander, ka me iu fur. A po ninë, a po ninë o idiota””, thuhet në reagim.

Gjithashtu, AGK fton Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë që të trajtojnë rastin sa më parë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera