Kuvendi shqyrton disa marrëveshje ndërkombëtare dhe projektligje
Autori: Gazeta inFokus 06:59 | 28 July 2023
Kuvendi i Kosovës, sot do të mban seancë plenare, në të cilën në rend ditë janë disa marrëveshje ndërkombëtare dhe projektligje.
Seanca do të fillojë me deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.
Pas këtyre pikave janë votimi në parim i Projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFË, Frankfurt Am Main (KFË) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit, votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”, votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë, votimi në parim i Projektligjit për tekstet shkollore, raporton RTKlive.
Po ashtu do të bëhet edhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze, zgjedhja e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës, formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e dy anëtarëve nga radhët e komunitetit shqiptarë në Komisionin e Pavarur për Media, shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për ekonomi, industri, ndërmarrësi dhe tregti për shkarkimin e kryesueses dhe anëtarët e Bordit të Komisionit për Pavarur për Miniera dhe Minerale, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Pronën Publike, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Prokurorinë Speciale, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Procedurën Penale, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovë,shqyrtimi i parë i Projektligjit për artin dhe kulturën, shqyrtimi i parë i Projektligjit për vlerësimin strategjik mjedisor, shqyrtimi i parë i Projektligjit për performancën energjetike të ndërtesave, shqyrtimi i parë i Projektligjit për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Agjencinë e Regjistrimit Civil.
Të tjera
-
Maqedonci: Çdo kërcënim e marrim seriozisht, nuk i frikësohemi Serbisë
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë se kërcënimet që po...
-
Sinjalet se radiatori mund të jetë i rrezikshëm
Ekspertët në Ideal Heating kanë renditur gjashtë simptoma për t’u kujdesur, p...
-
Selmanaj për Kurtin: Këto 4 vite ka punuar me manual si ta dëmtojë dhe shkatërrojë shtetin që e qeverisë vet
Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj ka përmendur tri marrëveshje që ka bërë Se...
-
Aterrojnë në Kosovë forcat ushtarake britanike
Në orët e mbrëmjes së sotme, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem J...
-
Haradinaj për Kurtin: Me politikën e tij shou-biz e fuqizoi Serbinë
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj kritikoi ashpër qeverisjen e kryeministrit...
-
Biznesmeni Brestovci konfirmon bashkëjetesën me Angjelina Shalën
Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci është fejuar me këngëtaren, An...
-
Abdixhiku publikon fotografi nga pritja në një familje në Shtime: I nderuar me pritjen që po na bëhet në çdo anë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasditën e sotme ka vizituar fshatin Muze...
-
Konjufca me kabinetin e tij e mbështesin grevën e puntorëve teknikë të Kuvendit
Kabineti i kryekuvendarit Glauk Konjufca mbështesin grevën e stafit të mirëmb...
-
Rama emëron pesë zëvendësministrat e rinj, ja emrat që i bashkohen kabinetit
Mbledhja e Këshillit të Ministrave në Shqipëri ditën e sotme ka sjellë disa n...
-
KUJDES: Në treg po qarkullojnë edhe 1 eurot false, shikoni se si kanë dështuar në falsifikimin e kësaj monedhe
Problemi me 2 euro false në Kosovë është bërë jashtëzakonisht i shpeshtë. Por...
-
Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Gerti Bogdanit: Ishte përkrahës i palëkundur i Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish...
-
Vuçiq: Autoritetet kosovare ndjekin një ideologji anarkiste-marksiste-enverhoxhiste
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka thënë se autoritetet në Kosovë nu...