Rafuna: Më 2023 ka stagnim të inflacionit, por pasojat do të vazhdojnë
Autori: Gazeta inFokus
20:07 | 26 Korrik 2023
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, bëri të ditur që në këtë vit ka dukshëm rënie të inflacionit, krahasuar atë me vitin 2022.
Megjithatë, Rafuna tha se çmimet nuk do të kthehen më siç kanë qenë para kohës së inflacioni
“Fatmirësisht ka një stagnim të inflacionit, nuk ka një rritje siç ishte në vitin e kaluar. Këtë vit inflacioni është shumë më stabil, kemi rënie të inflacionit, mirëpo pasojat vërehen dhe janë evidente ende për arsye se vazhdojmë të kemi shtrenjtim të çmimeve. Kjo nënkupton që çmimet nuk janë kthyer në kohën e para inflacionit dhe nuk do të kthehen më. Kosova është drejtpërdrejtë e ndikuar nga tregu evropian”, deklaroi Rafuna.
Më tej, Rafuna tha se bizneset janë përballur me pasiguri të madhe.
“Ka qenë shumë sfiduese për bizneset. Ka pasur shumë pasiguri tek ato. Saqë patën ardhur në atë situatë duke bërë kontrata vetëm javore, vetëm për një javë e kanë pasur çmimin e garantuar”, shtoi tutje Rafuna në Tëvë1.
Ndërkaq, i pyetur se sa ka qenë ndihmuese Qeveria e Kosovës për t’u kaluar kjo krizë, Rafuna vlerësoi që më shumë kanë qenë të ndihmuara kategoritë tjera.
“Ne kemi ngritur zërin dhe kemi kërkuar gjatë tërë kohës që Qeveria ta ketë një pako për të na ndihmuar. Kanë qenë disa masa, por shumë më të buta, më shumë kanë ndihmuar kategori tjera se sa drejtpërdrejt bizneset”, deklaroi Rafuna.

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...




































