Lajme

Kurti i quan të papranueshme kërcënimet ndaj policëve të rinj serbë

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 26 July 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media i ka quajtur të pa pranueshme kërcënimet e zyrtarëve policorë nga komuniteti serb, policë të cilët morën detyrën në fillim të kësaj jave, shkruan Gazeta Infokus.

Lidhur me këto kërcënime, i pari i qeverisë ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të dënojë frikësimin e policëve nga komuniteti jo shumicë.

“Fushata kanale e platformat sociale që ka për qëllim kërcënimin e frikësimin e tyre janë të papranueshme për ne edhe pse jam i bindur që janë krejtësisht të shpërfillura prej vetë tyre. Ata sot janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës sepse janë profesionistë të guximshëm. Në të njëjtën kohë duhet të jetë i zëshëm ndaj trysnive të vazhdueshme të Beogradit mbi komunitetin serb që synim e kanë parandalimin e integrimit të tyre në jetën institucionale të Kosovës”, ka deklaruar Kurti./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera