Lajme

Mehaj në Turqi, thekson rëndësinë anëtarësimit të Kosovës në Programin për Paqe dhe NATO

Autori: Gazeta inFokus 23:08 | 25 July 2023

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj është duke qëndruar në  vizitë zyrtare në Turqi.

Gjatë ditës së sotme Ministri Mehaj së bashku me delegacion kanë zhvilluar një takim me ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Yaşar Güler.

Siç njoftohet, Mehaj fillimisht ka uruar Güler për detyrën e re si Ministër i Mbrojtjes, më pas ata kanë  diskutuar rreth vazhdimit të bashkëpunimit të shkëlqyer të deri tashëm me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë si dhe thellimin e këtij bashkëpunimi.

-Advertisement-

“Ky bashkëpunim do të vazhdohet në fushën e edukimit, trajnimeve dhe shkollimit të ushtrisë sonë. Partneriteti i ndërtuar me mirëbesim nga të dy palët është i fuqishëm dhe i dobishëm për të dy shtetet tona”, thuhet tutje.

Tutje theksohet se është diskutuar rreth mbështetjes së Republikës së Kosovës për anëtarësim në Programin për Paqe, për rëndësinë e anëtarësimit tonë në NATO, për misione të përbashkëta dhe marrëveshje tjera që do të hapin fusha të reja të bashkëpunimit.

“Marrëveshjet shtet me shtet që janë nënshkruar deri tani, kanë rezultuar të jenë shumë të suksesshme”.

“Forcimi i ushtrisë sonë për të mbrojtur vendin dhe për t’i shërbyer paqes, është synimi ynë kryesor”, thuhet në fund.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera