Sport

Dukagjini e arrin kualifikimin, e mposht edhe në Gjibraltar Europan

Autori: Gazeta inFokus 19:43 | 20 July 2023

Dukagjini ka arritur të kualifikohet në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Ekipi nga Klina e mposhti edhe në udhëtim skuadrën Europa të Gjibraltarit me rezultat 2:3.

Në Prishtinë, Dukagjini gjithashtu kishte shënuar fitore me rezultat 2:1, shkruan Gazeta Express.

-Advertisement-

Në minutën e 23-të, Iljasa Zulfiji i Dukagjinit shënoi nga penalltia për ta zhbllokuar rezultatin.

Në minutën e 29-të pas një përleshje u ndëshkuan me kartonë të kuq Bujar Shabani dhe Pozo.

Në minutën e 38-të, Europa barazoi rezultatin përmes Quintanas, i cili shënoi gjithashtu nga penalltia.

Shala riktheu epërsinë e klinasve, teksa Zulfiji shënoi për 1:3.

Krejt çfarë bënë vendasit deri në fund ishte goli i ngushtimit të rezultatit nga Vera.

Kësisoj. Dukagjini kualifikohet tutje, teksa në raundin e dytë do të ketë punë me skuadrën kroate, Rijeka.

Ndeshja e parë do të jetë me 27 korrik, kurse e kthimit më 3 gusht.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy