Lajme

Projektligji për Vettingun dhe Byron Shtetërore, Kurti: Projektligjet kanë mbetur të bllokuara në Gjykatën Kushtetuese, ende s’ka vendim

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 12 July 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur për dy projektligjet atë për Vettingun dhe për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar.

Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka thënë se këto dy projektligje janë bllokuar që disa muaj në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Ai tha se kjo gjykatës ende nuk ka dal me ndonjë vendim për këto dy projektligje.

-Advertisement-

“Shteti i së drejtës nuk ka alternativ. Reforma në drejtësi me qëllim të pavarësimit profesionalizmit dhe rritjes së efikasitetit na ndarjen e drejtësisë është prioritet i joni.

Puna për jetësimin e saj nuk ka reshtur në asnjë moment që prëj ditës së parë të qeverisjes sonë. Menjëherë pas dritës së gjelbër të komisionit të Venecias për Vettingun në drejtësi ne kemi përgatitur amandamente kushtetuese për këtë qëllim. Ka më shumë se katër muaj që jemi në pritje të vendimit në Gjykatën Kushtetuese nëse këto amandamente janë në përputhje me kapitullin e Kushtetutës sonë. Urojmë që kësaj pritje të vie fundi së shpejti…

Kemi miratuar Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar, por që nga 21 shkurti i këtij viti mbetet i bllokuar në Gjykatën Kushtetuese pas kontestimit të tij nga opozita. Kanë kaluar gati pesë muaj ende pa përgjigje, edhe për këtë urojmë që të kemi një vendim së shpejti sepse Byroja do të ketë shumë punë para vetes”, ka thënë Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera