Kalon në lexim të parë Ligji për Tatim në pronë
Autori: Gazeta inFokus
14:41 | 10 July 2023
Është miratuar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në pronën e paluajtshme. Ky ligj hyn në fuqi me 61 vota pro, dy abstenime dhe asnjë kundërshtim.
Debati për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në pronën e paluajtshme i cili rrit tatimin për 100% po vazhdon në Kuvendin e Kosovës. Opozita është duke e kundërshtuar, teksa ministri i Financave, Hekuran Murati tha se po propagandohet ky projektligj.
“Ka një tendencë që opozita ka vendosur mos ta votoj dhe nuk po heziton të shpërndaj propaganda kundër këtij ligji. Ne po synojmë atyre qytetarëve që kanë banim prinar, që jetojnë në banesë apo shtëpi atyre t’u lirohet tatimi, ndërkaq të paguajnë më shumë ata që kanë miliona”, ka thënë ai.
Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës e ka cilësuar si dëm për qytetarët rritjen e tatimit në pronë prej 100%. Madje ai tha se do të bëjnë ankesë në Gjykatën Kushtetuese kundër këtij projektligji.
“Falja e asaj shume të cilën Qeveria e konsideron e mjaftueshme, është e pamjaftueshme. Aq më shumë që barra që po ju vjen qytetarëve është jashtëzakonisht e rëndë dhe po e vlerëson jetën në vendin tonë”, ka thënë Tahiri.
Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se janë kundër këtij projektligji.
“Ne si LDK, kemi propozuar që një vlerësim i tillë të pezullohet dhe tatimi në pronë të faturohet sikur më parë. Ajo çka ministri Murati të mbahet vlerësimi që është bërë në kushte të inflacionit enorm dhe t’u jepen 100 euro. Sot me ligjin që e keni propozu ju tentoni t’ua vështirësoni jetën bizneseve, atyre të cilat sot po kanë problem funksionimin”, është shprehur Bajrami.
Pal Lekaj nga AAK, ka thënë se kjo rritje vjen në një kohë të vështirë për qytetarët.
“Shumica e komunave të Kosovës humbin. Kemi kundërshtuar edhe në komision sepse i zvogëlon edhe të hyrat prej 70% të Komunës, ky ligj është pruar sa për të bërë politikë populliste e jo që shkon në favor të qytetarëve”, tha Lekaj.

T� tjera
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
































