Haliti paralajmëron protesta kundër Kurtit: Për ne është zoti në qiell dhe SHBA në tokë
Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 03 July 2023
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka komentuar vizitën e ish-presidentit amerikan Bill Clinton, në Shqipëri, në mes të krizës në veri të Kosovës, si një mesazh ndaj asaj që po ndodh në Prishtinë.
Ai u shpreh se “Për ne në Kosovë është zoti në qiell dhe SHBA në tokë”.
“Është vizitë e veçantë e presidentit me të cilin lidhet liria e Kosovë dhe me të cilën shqiptarët frymuan ndryshe nga shekulli i kaluar dhe me të cilat presidenti Clinton në kushtet kur forcat serbe kishin dëbuar më shumë se 1 milionë shqiptarë nga shtëpitë përmes masakrave dhe genocidit më të madh u bë edhe ndërhyrja e NATOS dhe e SHBA. Në sajë të negocimit dhe kontributi që ka dhënë Shqipëria për të negociuar drejtpërsëdrejti me strukturat e SHBA. Për ne në Kosovë është zoti në qiell dhe SHBA në tokë.”
Haliti i kërkon edhe një herë kryeministrit Kurti që të reflektojë mbi qëndrimet e tij, dhe të marrë parasysh këshillat e ndërkombëtarëve dhe në veçanti vizitën e ish presidentit Clinton.
’Si zë i opozitës dhe si person i kërkoj që të reflektojë për gjendjen në të cilën ka sjellë Kosovën dhe ndonjë mesazh që mund të bëjë ish presidenti Bill Clinton duhet që ta marrë parasysh ashtu siç duhet që të merrte parasysh këshillat e ndërkombëtarëve të dhëna herë pas here. Unë besoj se nëse mesazhi i Clinton do të jetë I fuqishëm dhe ato që janë të hutuar do të jenë në linjën e shumicës.”, tha ai në një intervistë për ABC News.
Sa i takon masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës. deputeti i PDK-së tha se i trembet një vale të dytë sanksionesh, teksa kërkoi gjithashtu që opozita të lërë manjanë inatet dhe të krijojë një strategji për daljen nga kriza.
“Unë jam duke u trembur jo vetëm nga sanksionet e BE-së por edhe të SHBA-së dhe po e lus publikisht Kurtin që të reflektojë dhe të na e lërë ne përgjegjësinë e gabimeve. Ne si parti po diskutojmë në lidhje me masat e marra pas sanksioneve nga BE por si opozitë nuk kam parë që mund të ndërtojmë një strategji të përbashkët por për shkak të këtyre politikave po vuajnë gabime tona edhe qytetari i thjeshtë.”
Haliti tha se nëse Kurti nuk reflekton shpejt do të ketë edhe protesta nga opozita në Kosovë.
Të tjera
-
E konfirmon Albulena Haxhiu: Ura u diskutua në Bruksel
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi sonte se në Bruksel është f...
-
“Papunësia 4% në Kosovë”, Besian Mustafa: Rreni bile për toke, macat ju hangshin
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj Vetëvendosjes q...
-
Ministrja Haxhiu: Nuk mundesh me një pagë 1400-1500 euro të krijosh pasuri gjithandej, brenda e jashtë Kosovës
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se `Projektligji për Byronë Shtet...
-
Albulena Haxhiu garanton për kolegët: Asnjë ministër nuk krijoi pasuri duke e mbajtur këtë pozitë
Duke folur për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuesh...
-
Lutfi Haziri i bindur: Lumir Abdixhiku nesër si kryeministër do ta kthej marrëdhënien speciale me SHBA
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se LDK-ja ka r...
-
Lutfi Haziri i ashpër me Kurtin: Republikën që nuk e ka pranu dikur, tash e ka izolu
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se marrëveshje...
-
Besnik Bislimi flet për takimin në Bruksel me zyrtarin e lartë të NATO-s
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, njofton se sot në Bruksel përveç t...
-
Dukagjin Gorani thotë se opozita do ta ofrojë alternativën e “stabilitetit politik”
Analisti Dukagjin Gorani ka deklaruar se është optimist se opozita do ta ofro...
-
Dardan Sejdiu: Industria e Serbisë është bërë e rëndësishme për tregun evropian
Opinionisti, Dardan Sejdiu sonte në emisionin “Rubikon” ka thënë se Serbia në...
-
Ky është parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas koh...
-
Tetë të vrạrë, mijëra të plagosur nga shpërthimi i pajisjeve pager në Liban
Së paku tetë njerëz janë vrarë dhe 2.750 të tjerë janë plagosur të martën si ...
-
Bajrami sqaron “rrenën” e pushtetit për miliardat në ekonomi
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...