Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB: Ideja e Ramës për konferencën ndërkombëtare është e rrezikshme
Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 02 July 2023
Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama në lidhje me idenë e një konference ndërkombëtare për Kosovën, duke thënë se është shumë e rrezikshme pasi iu jep serbëve mundësinë për të diskutuar çështjet historike tashmë të mbyllura më 1999 dhe 2008. Në një intervistë për KosovaPress, Nesho thotë se Rama nuk duhet të kishte propozuar as draft për Asociacionin ndërsa komenton edhe masat ndëshkuese ndaj Kosoves të vëna nga Bashkimi Evropian.
Prej 26 majit situata në komunat më veriore të Republikës është tensionuar, ndërsa gjatë kësaj kohe kemi parë një rol shumë aktiv të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në zgjidhjen e kësaj situate. Fillimisht, ai propozoi një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe e më pas propozoi mbylljen e liderëve në një konferencë deri në zgjidhjen e situatës.
Nesho, që shërbeu në OKB në vitet kur po ndodhnin ndryshimet historike në Kosovë 1997-2006, thotë se Rama “nuk ka aftësi intelektuale” të jetë i përfshirë në projekte të tilla dhe se me këto ide nuk po i shërben interesit kombëtar.
Ambasadori shqiptar thotë se Asociacioni është thjesht një tjetër mjet i presidentit serb Aleksandër Vuçiq për të mbajtur një konflikt artificial në veri të Kosovës.
“Çështja e projektit të Asociacionit nuk ka asnjë vlerë, vetë Rama nuk ka ndonjë aftësi intelektuale që të projektojë ose të jetë i angazhuar në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të drejtës… 00:20 Çështja e projektit të asociacionit të paraqitur nga Rama, është thjesht dhënia oksigjen Vuçiqit, i cili kërkon të realizojë projekte të tij, por jo t’i zgjidhi as çështjen e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, as të bëhet pjesë e perëndimit. Projekti i Vuçiqit, unë kam insistuar disa herë, është një projekt tjetër. Minimalisht do të qëndrojë për arsyeje se lidhjet e tij, historike por edhe aktuale, influenca e madhe e nacionalizimit rus brenda territorit të Serbisë e ka projektuar Serbinë si një vend satelit dhe asnjë regjim në Serbi nuk mund ta ndryshojë kaq lehtë këtë situatë… Çështja e Asociacionit është gozhda që Vuçiqi kërkon për të destabilizuar dhe të mbajtur një konflikt artificial në veri të Kosovës, sepse ky konflikt nuk duhet të ekzistojë as nëpër tezat e të drejtës ndërkombëtare, sepse nuk është një konflikt i tillë”, deklaroi Nesho për KosovaPress.
Ideja tjetër e kryeministrit Edi Rama për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë, për ambasadorin Nesho është e papranueshme. Sipas tij, këto janë ide që i shërbejnë vetëm projekteve serbo-ruse për ndryshime të reja gjeopolitike në Ballkan.
“Çështja e konferencës edhe kjo nuk ishte nga padituria ose mënyra për të shprehur diçka origjinale gjë që gjithmonë kryeministri shqiptar e ka bërë. Kjo ishte diçka e para menduar për të realizuar ato projekte që serbët kërkojnë me domosdo. Dhe kryesorja që kërkon si Serbia dhe Rusia në Ballkan është ndryshimet e reja gjeopolitike në Ballkan… 06:00 Projekti i fundit edhe deklarata e Ramës që të mbyllen në një konferencë është tepër e rrezikshme për t’ju dhënë mundësi serbëve për të ridiskutuar çështjet historike tashmë të mbyllura”, thekson Nesho.
Nesho deklaron më tutje se presidenti serb Vuçiq dëshiron që të mbajë në pafundësi situatën nën tension në veri me shpresën që një ditë edhe çështja e Rusisë të rikthehet dhe të bëhen ndryshimet gjeopolitike që ëndërron.
Të tjera
-
Haradinaj ngjitet Majës së Strellcit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është mjaft ak...
-
Nagavci: Le ta mbrojmë gjuhën shqipe me çdo formë, çdo ditë nga pak, dhe çdo vit më shumë
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është shprehur se si ministri kanë ndërm...
-
Kurti shkon në Austri, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Vjenë të Austrisë...
-
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet ne NATO e BE
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku në kuvendin e 11-të zgje...
-
Gjendja e fëmijës që u plagọs nga vëllai në Suharekë është stabile
Një 10-vjeçar u plagos aksidentalisht mbrëmë nga vëllai i tij i mitur në Suha...
-
Haxhiu për agjendën e VV’së: Shah e ping-pong me Deharin
Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të agjendës së Lëv...
-
Bëri shqiponjën në Beograd, policia e Daçiqit e arreston shtetasin e Zvicrës
Një shtetas i Zvicrës është arrestuar të shtunën në Beograd, pasi që siç rapo...
-
Ben-Meir: BE-ja është shumë e pakënaqur me Kurtin
Profesori dhe eksperti amerikan në shkenca politike, Alon Ben-Meir thotë se B...
-
Mbi 100 organizata të shoqërisë civile nga Ballkani i kërkojnë BE-së përfshirjen e Kosovës në iniciativën ECMI
Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN), anëtare e së c...
-
Gerxhaliu: Me investimet direkte nga BE, SHBA dhe Kina “Serbia e madhe ekonomike” po bëhet realitet!
Se nuk ka aleanca strategjike por vetëm alenca ...
-
Gara presidenciale amerikane, Trump premton ditën e çlirimit, Harris u shkruan shqiptarëve
Tashmë numërimi mbrapsh ka filluar… kanë mbetur vetëm 2 ditë përpara se Ameri...
-
Ministria e Drejtësisë: Për herë të parë secila komunë do të ketë së paku nga një noter
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se gjatë këtij mandati është trefishuar nu...