Mbahet mini-maratona “Vrapo për Autizëm”
Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 02 July 2023
Në kryeqytet u mbajt mini-maratona humanitare 5 kilometra me moton “Vrapo për Autizëm”. Ky aktivitet u vlerësua se ndikon në rritjen ndërgjegjësimit në shoqëri derisa u potencua se personat me autizëm duhet të kenë përkrahje sa më të madhe nga të gjithë.
Në këtë aktivitet senzibilizues po marrin pjesë edhe nga kori diplomatik.
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog shpreh i lumtur që ai dhe Bashkimi Evropian janë pjesë e mini-maratonës “Vrapo për Autizëm”.
Ai tha se aktivitete të tilla u pëlqen të mbështesin dhe shpreson që aktiviteti të ketë sukses.
“Jam i lumtur që jam këtu në këtë lloj mini maratonë dhe jam i lumtur që edhe Bashkimi Evropian në Kosovë është pjesë e kësaj. Mendoj se kjo tregon se ne me të vërtetë kujdesemi për integrimin e pakicave në shoqëri dhe pikërisht këtë lloj aktiviteti na pëlqen të mbështesim. Kështu që, shpresoj të kemi fat me motin sot dhe shpresoj që eventi të jetë i suksesshëm, është e rëndësishme që të kemi më shumë evente të tilla.”, tha ai.
Ambasadorja Nancy Soderberg, drejtoreshë e NDI-së në Kosovë tha se është e rëndësishme për të pasur një garë për njerëzit me autizëm, për të rritur ndërgjegjësimin.
Ditën e sotme ajo e quajti të mrekullueshme.
“Është shumë e rëndësishme për të pasur një garë për njerëzit me autizëm, për të rritur ndërgjegjësimin…Ne punojmë në parimin e barazisë, përfshirjes dhe sigurimit që të gjithë të kenë mundësi të barabarta për të marr pjesë në shoqëri. Pra, kjo është një ditë e mrekullueshme dhe kam kënaqësi të jem këtu.”, tha ajo.
Ndërsa, organizatori i mini-maratonës, Burim Krasniqi u shprehse përveç institucioneve, këtë vit pjesëmarrës ka edhe nga kori diplomatik.
Sipas tij, të gjitha të paratë e mbledhura nga shitja e numrave për pjesëmarrje në mini-maratonë do t’u dhurohen fëmijëve me autizëm.
Ai tha se nuk kanë pasur mbështje nga qeveria.
“Pjesëmarrës ka pak më tepër se vitin e kaluar një numër. Po tash po presim akoma edhe pak mu bashkangjit. Kështu që, është diçka shumë e mirë që këtë vit po bajmë diçka më të mirë…Jo nuk ka pasë mbështetje, ish dasht me pasë, ish dasht me qenë prezentë ata këtu…Ish dasht me qenë ma shumë, me përkrahë këtë aktivitet, sepse ky është aktivitet sensibilizues. Po humanitar është. Një numër ka kushtu 3 euro. Të gjithë numrat që janë shitur i dhurohen fëmijëve me autizëm.”, tha ai.
Pjesëmarrësi Fetah Zejnullahu tha se qëllimi i garës nuk është se kush fiton, por që të dërgohet mesazhi në shoqëri, që të gjithë jemi të barabartë.
“Në rend të parë kjo është iniciativë, qëllimin e dime tanë, të ndihmojmë shoqnisë që janë me autizëm. E dyta, po është kulturë sportive, domethanë, normalisht që duhet me kanë pjesëmarrja edhe më e madhe edhe duhet mu vetëdijësu njerëzit që sporti na bashkon, posaqërisht, në vikend kur edhe nuk jemi në punë…Nuk është se këtu një lloj gare se kush do të del i pari apo i dyti, qëllimi është mesazhin të çojmë te shoqëria që jemi një, pa marrë parasysh, si shoqëria me autizëm, si të tjerët, të gjithë jemi njerëz mbi të gjitha edhe të gjithë jemi të barabartë”, tha ai, duke shtuar se në aktivitete të tilla merr pjesë thuajse gjithë.
Pjesëmarrësi tjetër, Driton Maliqaj nga klubi atletik “Theranda” tha se do të duhej që në këtë mini-maratonë të merrnin pjesë më shumë qytetarë.
Ai apeloi që personat me autizëm të përkrahen sa më shumë.
“E shoh të arsyshme që me marrë pjesë sa ma tepër qytetarë, prej të gjitha moshave. Kjo është hera e pare e jona që marrim pjesë në mini-maratonën për autizëm. Na sot marrim pjesë si klub i Atletikës 1992 nga Suhareka, numri jonë që marrim pjesë është diku 17 persona. Mirëpo, kisha apelu edhe tek të gjithë qytetarët t’i përkrahim sa më tepër këta persona, për shkak se edhe këta janë pjesë e shoqërisë tonë dhe numri sa ma i madh i atletëve që do të marrshin pjesë këtu, është drejtpërdrejt ndihmë për ta.”, tha Maliqaj.
Ai shtoi se mbështetja për personat me autizëm duhet të jetë prej të gjitha shtresave të shoqërisë.
Të tjera
-
E konfirmon Albulena Haxhiu: Ura u diskutua në Bruksel
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi sonte se në Bruksel është f...
-
“Papunësia 4% në Kosovë”, Besian Mustafa: Rreni bile për toke, macat ju hangshin
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj Vetëvendosjes q...
-
Ministrja Haxhiu: Nuk mundesh me një pagë 1400-1500 euro të krijosh pasuri gjithandej, brenda e jashtë Kosovës
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se `Projektligji për Byronë Shtet...
-
Albulena Haxhiu garanton për kolegët: Asnjë ministër nuk krijoi pasuri duke e mbajtur këtë pozitë
Duke folur për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuesh...
-
Lutfi Haziri i bindur: Lumir Abdixhiku nesër si kryeministër do ta kthej marrëdhënien speciale me SHBA
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se LDK-ja ka r...
-
Lutfi Haziri i ashpër me Kurtin: Republikën që nuk e ka pranu dikur, tash e ka izolu
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se marrëveshje...
-
Besnik Bislimi flet për takimin në Bruksel me zyrtarin e lartë të NATO-s
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, njofton se sot në Bruksel përveç t...
-
Dukagjin Gorani thotë se opozita do ta ofrojë alternativën e “stabilitetit politik”
Analisti Dukagjin Gorani ka deklaruar se është optimist se opozita do ta ofro...
-
Dardan Sejdiu: Industria e Serbisë është bërë e rëndësishme për tregun evropian
Opinionisti, Dardan Sejdiu sonte në emisionin “Rubikon” ka thënë se Serbia në...
-
Ky është parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas koh...
-
Tetë të vrạrë, mijëra të plagosur nga shpërthimi i pajisjeve pager në Liban
Së paku tetë njerëz janë vrarë dhe 2.750 të tjerë janë plagosur të martën si ...
-
Bajrami sqaron “rrenën” e pushtetit për miliardat në ekonomi
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...