Aliu nënshkruan marrëveshje për përshpejtimin e agjendës klimatike dhe mjedisore
Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 01 July 2023
Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës njofton për nënshkrimin e marrëveshjes me UNDP-në për bashkëpunim për veprime klimatike.
Ministri Aliu thekson se rezultatet kyçe të këtij bashkëpunimi do të jenë:
“Forcimi i strukturave politike, ligjore dhe institucionale, të nevojshme për zbatimin e Agjendës për Klimën dhe Mjedisin në Kosovë, me fokus të veçantë përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike! Zbatimin e projekteve pilot për promovimin e qëndrueshmërisë mjedisore dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, me potencial të lartë për zgjerim! Mbështetjen e digjitalizimit të të dhënave mjedisore dhe forcimin e infrastrukturës digjitale për iniciativa të qëndrueshme dhe zhvillim të qëndrueshëm”.
Tutje, Aliu tha se së bashku po përshpejtojnë agjendën klimatike dhe mjedisore të Kosovës.
Ditë më parë kryeministri Albin Kurti tha se Kosova ka rrezik nga ndryshimet klimatike dhe se po bëjnë një plan për të siguruar fonde.
Ai tregoi se modelimet klimatike për rajonin e Ballkanit Perëndimor tregojnë një rritje më të madhe të temperaturës krahasuar me mesataren globale. Ai tha se në krahasim me nivele të zakonshme të vitit 1970, temperatura mesatare vjetore në rajon është rritur për 1.2 gradë celsius.
“Kjo ndikon në sasinë e reshjeve, duke sjellë reshje të shumta në forma të shkurtëra dhe të dendura që shkaktojnë përmbytje të shpejta”, tha Kurti.
Në mesatare, Kurti tha se rreth 10 mijë persona preken nga përmbytjet në Kosovë.
Të tjera
-
E konfirmon Albulena Haxhiu: Ura u diskutua në Bruksel
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi sonte se në Bruksel është f...
-
“Papunësia 4% në Kosovë”, Besian Mustafa: Rreni bile për toke, macat ju hangshin
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj Vetëvendosjes q...
-
Ministrja Haxhiu: Nuk mundesh me një pagë 1400-1500 euro të krijosh pasuri gjithandej, brenda e jashtë Kosovës
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se `Projektligji për Byronë Shtet...
-
Albulena Haxhiu garanton për kolegët: Asnjë ministër nuk krijoi pasuri duke e mbajtur këtë pozitë
Duke folur për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuesh...
-
Lutfi Haziri i bindur: Lumir Abdixhiku nesër si kryeministër do ta kthej marrëdhënien speciale me SHBA
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se LDK-ja ka r...
-
Lutfi Haziri i ashpër me Kurtin: Republikën që nuk e ka pranu dikur, tash e ka izolu
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se marrëveshje...
-
Besnik Bislimi flet për takimin në Bruksel me zyrtarin e lartë të NATO-s
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, njofton se sot në Bruksel përveç t...
-
Dukagjin Gorani thotë se opozita do ta ofrojë alternativën e “stabilitetit politik”
Analisti Dukagjin Gorani ka deklaruar se është optimist se opozita do ta ofro...
-
Dardan Sejdiu: Industria e Serbisë është bërë e rëndësishme për tregun evropian
Opinionisti, Dardan Sejdiu sonte në emisionin “Rubikon” ka thënë se Serbia në...
-
Ky është parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas koh...
-
Tetë të vrạrë, mijëra të plagosur nga shpërthimi i pajisjeve pager në Liban
Së paku tetë njerëz janë vrarë dhe 2.750 të tjerë janë plagosur të martën si ...
-
Bajrami sqaron “rrenën” e pushtetit për miliardat në ekonomi
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...