Liderët e BE-së kërkojnë shtensionim në Kosovë, ndryshe do të ketë pasoja
Autori: Gazeta inFokus 17:50 | 30 June 2023
Udhëheqësit e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian në samitin që u mbajt në Bruksel, të premten kërkuan shtensionim të menjëhershëm të situatës në Kosovë dhe paralajmëruan “pasoja negative” nëse nuk bëhet një gjë e tillë.
Në konkluzionet e miratuara në fund të samitit dyditor në Bruksel, një version të të cilit Radio Evropa e Lirë e kishte parë më herët, liderët përsëritën “përkushtimin e tyre të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin në BE”.
Më tej u ritheksua “mbështetja për përshpejtimin e procesit të pranimit të bazuar në merita dhe reforma përkatëse”.
Një paragraf i veçantë i konkluzioneve u kushtohet tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe në samit raporti iu dorëzua liderëve të BE-së nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.
“Këshilli Evropian dënon incidentet e fundit të dhunshme në veri të Kosovës dhe bën thirrje për një shtensionim të menjëhershëm të situatës, bazuar në elementet kyçe që Bashkimi Evropian i ka theksuar tashmë më 3 qershor 2023. Palët duhet të krijojnë kushte për zgjedhjet e parakohshme në të katër komunat e veriut të Kosovës. Dështimi i shtensionimit të tensioneve do të ketë pasoja negative”, theksuan liderët në konkluzionet e miratuara, transmeton REL.
Ata theksuan se është thelbësor vazhdimi i dialogut me ndërmjetësimin e BE-së dhe zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe Aneksit të saj.
Në konkluzione, shtohet se këtu përfshihet edhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Edhe pse konkluzionet u përgatitën me kohë dhe nuk u kontestua përmbajtja e tyre, miratimi ishte i pasigurt deri në momentin e fundit, sepse ishte një paketë konkluzionesh me të gjitha temat që ishin në rend dite gjatë dy ditëve sa u zhvillua samiti.
Një diskutim dinamik për Kosovën
Siç ka njoftuar më parë Radio Evropa e Lirë, liderët e BE-së patën një “diskutim dinamik” për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë në ditën e parë të samitit në Bruksel, më 29 qershor.
Në ditën e parë, liderët trajtuan situatën në veri të Kosovës dhe tensionet e shkaktuara në dy raste: në fillim të samitit, kur në takim mori pjesë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe më vonë gjatë ditës, në takimin e krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së.
“Mesazhi kryesor gjatë gjithë diskutimit ishte se duhet të ndërmerren veprime të shpejta për të shtensionuar situatën dhe kjo duhet të bëhet nga të dyja palët”, tha një zyrtar i BE-së duke folur para gazetarëve të premten, më 30 qershor.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Borell, shkroi në Twitter: “Dje rikonfirmuam mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën dhe gatishmërinë tonë për të garantuar angazhimin e ardhshëm të sigurisë. Sot një diskutim i rëndësishëm për Kinën dhe sigurinë ekonomike. Unë do t’u raportoj liderëve për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës”.
Mbrëmjen e së enjtes dhe të premtes, në pjesën e përfundimeve u zhvillua një debat i ashpër për migracionin dhe Hungaria e Polonia bllokuan miratimin e paragrafit që lidhet me menaxhimin e migracionit në BE. /REL/
Të tjera
-
Lutfi Haziri i bindur: Lumir Abdixhiku nesër si kryeministër do ta kthej marrëdhënien speciale me SHBA
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se LDK-ja ka r...
-
Lutfi Haziri i ashpër me Kurtin: Republikën që nuk e ka pranu dikur, tash e ka izolu
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se marrëveshje...
-
Besnik Bislimi flet për takimin në Bruksel me zyrtarin e lartë të NATO-s
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, njofton se sot në Bruksel përveç t...
-
Dukagjin Gorani thotë se opozita do ta ofrojë alternativën e “stabilitetit politik”
Analisti Dukagjin Gorani ka deklaruar se është optimist se opozita do ta ofro...
-
Dardan Sejdiu: Industria e Serbisë është bërë e rëndësishme për tregun evropian
Opinionisti, Dardan Sejdiu sonte në emisionin “Rubikon” ka thënë se Serbia në...
-
Ky është parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas koh...
-
Tetë të vrạrë, mijëra të plagosur nga shpërthimi i pajisjeve pager në Liban
Së paku tetë njerëz janë vrarë dhe 2.750 të tjerë janë plagosur të martën si ...
-
Bajrami sqaron “rrenën” e pushtetit për miliardat në ekonomi
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...
-
Hykmete Bajrami: Qeveria po mashtron me shifrat për rritje ekonomike
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami në Debat Plus ka ...
-
Lirohet personi që u intervistua nga Policia në lidhje me hedhjen e molotovit në një shtëpi të një shqiptari në veri
Policia e Kosovës ka përfunduar para pak minutash intervistimin e një personi...
-
Analisti amerikan Serwer i jep të drejtë Kurtit: Vuçiq nuk i pranon kushtet, sepse i bie që po pranon sovranitetin e Kosovës
Analisti amerikan Daniel Serwer thotë se kushtet e kryeministrit të Kosovës, ...
-
Procesi i Berlinit: Ministri Sveçla merr pjesë në takimin e ministrave të Brendshëm
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla mori pjesë në takimin e ministra...