Rozë

Një udhëtim i veçantë për ditëlindjen e saj, ja ku kanë shkuar Elita Rudi dhe Gjiko!

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 30 June 2023

Elita Rudi edhe pse jo aq shumë pjesë aktive e televizionit që kur u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Zëri, gjithmonë ka arritur të jetë në vëmendjen e mediave. Herë me video-t ‘funny’ duke kërcyer me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko e herë duke postuar fëmijët e saj, prezantuesja bukuroshe nuk ‘humbi’ gjatë periudhës së saj të pauzës edhe nga rrjetet sociale.

E duket se këtë ditëlindje Elita ka dashur ta festojë pak më ndryshe. Së bashku me partnerin e saj, Gjiko ata kanë udhëtuar drejt Japonisë e këtë na e kanë treguar me anë të postimeve të tyre në Instastory, ku dhe kanë shpjeguar se ky është një udhëtim për ditëlindjen e Elitës.

Bukuroshja shpesh poston foto dhe video nga jeta e saj e përditshme dhe pak më parë ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të bukura me partnerin e saj të ‘gdhendur’ në një gotë. Bëhet fjalë për një ‘selfie’ që është shkrepur kur kanë bërë ekon e parë të një prej fëmijëve të tyre.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera