Lajme

Hoti: Kosova mban rekordin në rajon për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA)

Autori: Gazeta inFokus 18:30 | 29 June 2023

Njohësi i integrimeve evropiane, Agron Hoti thotë se Kosova mban rekordin në rajon për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizimin Asociimit, shkruan Gazeta Infokus.

Ai tha se një Kosovëqë kishte vetëm 8 vite shtetësi kishte arritur t’i plotësonte kriteret në afat rekord për MSA.

Më poshtë gjeni kohëzgjatjen e negociimit, nënshkrimit dhe hyrjes në fuqi të MSA-ve në rajonin e Ballkanit Perëndimor që moderatori i emisionit “Epilog”, të Gazetës infokus, Agron Hoti ka treguar:

-Advertisement-

  1. Kosova (3 vite): negociimi 2013, nënshkrimi 2015, hyrja në fuqi në 2016;
  2. Maqedonia e Veriut (4 vite): negociimi 2000, nënshkrimi 2001, hyrja në fuqi në 2004;
  3. Mali i Zi (5 vite): negociimi 2005, nënshkrimi 2007, hyrja në fuqi në 2010;
  4. Shqipëria (6 vite): negociimi 2003, nënshkrimi 2006, hyrja në fuqi në 2009;
  5. Serbia (8 vite): negociimi 2005, nënshkrimi 2008, hyrja në fuqi në 2013;
  6. Bosnja e Hercegovina (10 vite): negociimi 2005, nënshkrimi 2008, hyrja në fuqi në 2015./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera