Lajme

“Albin Kurti po reflekton, takimi me Papen do të thotë po bëhem si Rugova paqësor e si Thaçi not a problematic guy”

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 22 June 2023

Njohësi i integrimeve evropiane Shenoll Muharremi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka filluar të reflektojë, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se pas takimi të tw parit të ekzekutivit me Papa Françesku në Vatikan ka potencuar se Kurti “Po thotë “unë jam si Ibrahim Rugova” paqësor. Apo si Hashim Thaçi “iam not a problematic guy”.

“Albin Kurti po dëshiron paqe. Sapo e pashë me atin e shenjtë në Vatikan. Parase me shku në Bruksel, e komunikon një mesazh të fortë për paqe. Po thotë “unë jam si Ibrahim Rugova” paqësor. Apo si Hashim Thaçi “iam not a problematic guy”. Policinë ka fillu me kthy, zgjedhjet është pajtu me i mbajtë. Lulzimi së shpejti i kthehet familjes. Ai tashmë ka kuptuar gabimet dhe po reflekton dhe po tenton të rikuperohet. Mos e nënçmoni, ai ndonjëhere me duket sikur Rugova e Thaçi bashkë, 2 in 1”, ka shkruar Muharremi./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Kurti sot u prit nga Papa Françesku, dalin fotografitë nga takimi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera