Lajme

Kurti sot u prit nga Papa Françesku, dalin fotografitë nga takimi

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 22 June 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot është takuar me Papa Françeskun në Vatikan gjatë vizitës së tij zyrtare në këtë vend.

Kurti më pas u nis drejt Brukselit për të diskutuar rrugët e tejkalimit të krizës në veri të Kosovës, me ftesë të shefit të politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit më herët, përveç se me Papa Françeskun, Kurti kishte në agjendë edhe një takim me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parol.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy