Kurti: Kam dëgjuar se Jabllanoviqi mori 1 milionë euro e 2 banesa në Beograd për t’i bojkotuar zgjedhjet në veri
Autori: Gazeta inFokus
13:57 | 21 June 2023
Kryeministri, Albin Kurti u është drejtuar me një videomesazh serbëve të Kosovës, referuar zhvillimet e fundit në veri.
Kurti ka thënë se ka nevojë për zgjedhje të reja në veri dhe një fushatë të hapur parazgjedhore, por ka shtuar se në rend të parë për ta mundësuar këtë nevojitet sundim i ligjit dhe një mjedis i sigurtë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Pa një fushatë të ndershme dhe demokratike, nuk ka zgjedhje të ndershme dhe demokratike. Dhe kjo është arsyeja pse në radhë të parë nevojitet sundimi i ligjit, pra një mjedis ku nuk ka frikë dhe kriminelë. Kjo është ajo që ne duam dhe duhet ta vendosim së bashku. Me sundimin e ligjit, gradualisht mund ta zvogëlojmë numrin e policëve në ndërtesat komunale”, ka thënë Kurti ndër të tjera.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa ka shpjeguar kronologjinë e ngjarjeve deri te mbajtja e zgjedhjeve të fundit, ka a hedhur dyshime se ish-kandidati për kryetar të Komunës së Leposaviqit, Aleksandar Jabllanoviq, ka bojkotuar zgjedhjet për shkak të presionit të madh ose siç ka thënë Kurti “ofertës shumë luksoze”.
Ai ka thënë se ka dyshime Jabllanoviqi ka marrë një milion euro dhe dy banesa në Beograd për t’i bojkotuar zgjedhjet.
“E di që situata nuk është aspak e lehtë dhe të gjithë kemi frikë nga ngjarjet e mundshme të paparashikueshme në një të ardhme të afërt. E di edhe se gjatë tri javëve të fundit, jemi bërë lajm ndërkombëtar, duke u paraqitur një dritë jo shumë e mirë. Por, të fillojmë me radhë. Më vjen keq që u desh të mbajmë zgjedhje në katër komuna në veri me një pjesëmarrje kaq të ulët. Më 10 dhjetor të vitit të kaluar, ne e shtymë ditën e zgjedhjeve për katër muaj, me shpresën se Lista Serbe do të merrte pjesë. Bashkësia ndërkombëtare na premtoi se nëse e pranojmë Aneksin e Ohrit, atëherë do të sigurojë pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet. Më 17 mars të këtij viti e zgjatëm edhe për pesë ditë afatin e regjistrimit. E gjithë kjo nuk solli gjë. Mendova të paktën që Aleksandar Jabllanoviq do të fitonte në Leposaviq, por ai u largua nga gara më 21 prill, dy ditë para fitores së sigurt. Kam dëgjuar se ka marrë një milion euro dhe dy apartamente në Beograd. Ndoshta nuk është e vërtetë, por gjithsesi duhet të ketë pasur një presion shumë të madhe ose një ofertë shumë luksoze, që e detyroi Jabllanoviqin të thotë se nuk do të gjuajë menjëherë penalltinë. Përfaqësuesit e Listës Serbe, e edhe Jabllanoviqi, kanë thënë çdo gjë për Kosovën dhe për mua, por unë kam mbetur i gatshëm t’i pranojë si kryetarë të ardhshëm komunash. Tashmë kryetar i komunës është Lulzim Hetemi, derisa të zgjidhet një kryetar i ri”, ka thënë Kurti në një videoadresim për serbët e Kosovës”, ka thënë Kurti.

T� tjera
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...

































