Berisha e krahason Kurtin me Titon
Autori: Gazeta inFokus 08:03 | 20 June 2023
Ish-deputeti i Nismës, Zafir Berisha thotë se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti mund të ketë një mision djallëzor në raport me shtetin e Kosovës.
Ai tha se nuk i kupton veprimet e fundit të Qeverisë në lidhje me veriun.
“Unë me të thënë të drejtën as nuk jam në gjendje me kuptu deri në fund se çfarë synimi kanë këto, cili ka qenë synimi i ardhjes së tyre në pushtet. Cili ka qenë objektivi i tyre për mashtrimin kolektiv që e kanë bërë. Prandaj ende ka dilema se kjo qeverisje që udhëhiqet në këtë formë mundet me pasë edhe një mision djallëzor sa i përket shtetit të Kosovës”, ka thënë Berisha.
Berisha thotë se këtë e dëshmon fakti se partia në pushtet kanë përdorur një sllogan që Kosova është shkatërruar për 20 vjet e që për Berishën është propagandë.
“Vetë fakti se këta kanë udhëhequr një sllogan gjatë periudhës për të ardhë në pushtet se Kosova është shkatërru 20 vjet, në kohën kur e dimë ne se si ka qenë Kosova para 20 vjete, kjo tregon se këta njerëz me ndihmën e propagandës edhe sllave, edhe me financat me gjasë që kanë ardhur nga Serbia përmes sekserit Martin Berishaj, janë ndihmuar dhe është kryqëzuar, dmth interesi i këtyre për me ardhë në pushtet dhe atyre që s’e dojnë Kosovën, duke dëmtuar fillimisht të arriturat e mëdha, vlerat e këtij vendi, përmes edhe individëve siç janë eksponentët e luftës por edhe rivalët e tjerë politik”, ka shtuar Berisha.
Berisha shton se ka edhe raste të tjera kur liderë të caktuar kanë fituar mbi 50 %, por duke folur për rastin e diktatorit komunist Enver Hoxha, Berisha përmend se “atij ia rrëzuan edhe bustin”.
“Nuk kanë qenë ideale as qeverisjet e kalume por jo kështu siç i ka prezantu Albini edhe Serbia para atyre të cilëve me tarrnakop nuk mundesh me ia gjetë trurin sepse e kanë mendimin kritik aq të kufizum saqë shpesh ndihem keq që jam pjesë e një shoqërie ku mentaliteti i njerëzve është i atij niveli përtoke sa të bën me u ndi keq. Çdo lajm apo montazh që bëhet nga spiunazha ruse në Nish e që përkthehet nga Albini dhe sekti i tij politik e marrin për të mirëqenë…Nuk është hera e parë që njerëz të papërgjegjshëm, diktatorë e popullistë thirren në emër të popullit. Edhe Enver Hoxhën e kanë votuar 99%, por ai 99% nuk ka shkuar kohë pastaj ja kanë rrëzuar edhe bustin, edhe Titon e kanë pritë besa me lule këtu në Prishtinë”, ka deklaruar Berisha në Tëvë1.
Të tjera
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...