Sport

Dalic: Ka ardhur koha të fitojmë medaljen e artë

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 15 June 2023

Kroacia mposhti Holandën në gjysmëfinalen e “Final Four” në Nations League dhe në finale prej fituesit e çiftit Spanjë-Itali. Përballje që do të zhvillohet sonte në mbrëmje (20:45)

Kombëtarja ballkanike triumfoi 4-2 përballë Holandës në “De Kuip” të Roterdamit. Ndërkohë që koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2. Djemtë e Zlatko Dalic nuk u përmbajtën aspak në minutat shtesë, duke shkatërruar plotësisht skuadrën e Koeman.

Dalic, i cili udhëhoqi Kroacinë në dy Botërorët e fundit drejt shpalljes nënkampion (2018) dhe vendi i tretë (2022), tani pret të artën. Ndërkohë që ka një dedikim të veçantë për triumfin kundër “tulipanëve”.

-Advertisement-

“Këtë fitore ia dedikojmë popullit kroat. Tifozët u treguan sërish fantastike me mbështetjen e pakursyer ndaj nesh. Kjo ishte një ndër fitoret më të mëdha. Një sukses historik!

Të thyesh 4-2 Holandën në fushën e saj është diçka që do të mbetet në histori. Ne punojmë fort në stërvitje dhe tani po shijojmë frytet e sakrificave tona.

Lojtarët e konfirmuan edhe njëherë se janë gati të luftojnë kur vjen puna për Kroacinë. Fituam një tjetër medalje pas asaj në Kupën e Botës, por tani duam medaljen e artë.

Pas medaljes së argjendtë dhe të bronztë, tani ka ardhur momenti të fitojmë medaljen e artë”, u shpreh Zlatko Dalic, i cili vijon të zhvillojë një punë të shkëlqyer në stolin e Kroacisë.

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy