Rritet pakënaqësia ndaj Vuçiqit
Autori: Gazeta inFokus
07:22 | 09 June 2023
Autoritetet në Serbi kanë paralajmëruar zgjedhje të parakohshme në kohën kur po vazhdojnë protestat e vazhdueshme pas dy vrasjeve masive. Ndërsa opozita ka vlerësuar se paralajmërimi i Vuçiqit për zgjedhje të parakohshme është një devijim nga temat kryesore.
Në vazhdën e protestave disa javëshe, pas dy vrasjeve masive, autoritetet në Serbi paralajmërojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por, për opozitën dhe një pjesë të shoqërisë kjo thirrje po behet për të shmangur pakënaqësitë në rritje, si e vetmja përgjigje që qeveria ka ndaj atmosferës së nxehtë në shoqëri.“Çdo zgjedhje, edhe në një vend normal, ngre tensione, ndërsa në një shtet që është si Serbia, e cila është e ndarë, antagonizuar madje, është edhe më keq. Kjo nuk është një përgjigje, është pothuajse një goditje në sy. Opozita nuk kërkon çfarëdo zgjedhje, as qytetarët, ata kërkojnë zgjedhje të ndershme dhe të drejta”, thotë Rodolub Shabiq, ekspert juridik.
Pakënaqësia e qytetarëve në Serbi po rritet derisa kërkohet përgjegjësia institucionale për vrasjet masive, nga sanksionimi i mediave që promovojnë dhunën e deri te dorëheqja e ministrit të policisë, të cilën Vuçiq e refuzon.
Një pjesë e opinionit mendon se me protestat masive qeveria u trondit dhe kështu Vuçiqi u detyrua të ndërmarrë një lëvizje.
“Ne kemi vullnetin e një njeriu që mund të bëjë çfarë të dojë, mund të shpërndajë Kuvendin kur të dojë, që është një dëshmi e llojit të sistemit në të cilin jetojmë. Zgjedhjet janë të mundshme si një lloj shmangie për të përmbushur kërkesat e opozitës. Nëse ai mendon se ata mund të sjellin një ndryshim të keq për të, nuk do të ketë zgjedhje, gjithçka është një opsion. E vetmja konstante është se qytetarët janë tërbuar me këtë qeveri”, thotë Dragan Popoviq nga Qendra për Politikë Praktike.
Opozita ka vlerësuar se paralajmërimi i Vuçiqit për zgjedhje të parakohshme është një devijim nga tema kryesore – kërkesat që duhet të plotësohen dhe më pas të diskutohen kushtet për zgjedhje të lira.

T� tjera
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...



































