Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë
Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 07 June 2023
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurën, të 145-tën me radhë, ka miratuar disa vendime.
Ekzekutivi ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve Daneze. Projektligji ratifikon marrëveshjen e nënshkruar nga ministritë e drejtësisë së të dyja vendeve.
Projektligjin për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës (ZKM). Ky ligj ka për qëllim të themelojë Fondin Sovran të Republikës së Kosovës si institucion investiv dhe zhvillimor, të përcaktojë statusin, funksionet dhe qeverisjen e Fondit, si dhe të rregullojë menaxhimin e aseteve, investimet dhe financimin e Fondit.
Projektligjin për Kadastër të Pronës së Paluajtshme.
Plotësim-ndryshimin e Ligjit për Ndarje Buxhetore për vitin 2023.
Vendimin me të cilin Qeveria e Kosovës Propozon Kryesuesin dhe një anëtar në Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për emërimin e Këshillit Shtetëror të Pranimit.
Manualin për Vlerësimin Ex-Post të Akteve Juridike.
Udhëzimin Administrativ për Masat për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Fëmijës nga Abuzimi me Narkotikë i cili ka për qëllim që të sigurojë mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi me narkotikë përmes masave parandaluese dhe mbrojtëse; avokimit të mënyrës së shëndetshme të jetës dhe dekurajimit të abuzimit me narkotikë; dhe me përcaktimin e detyrave dhe përgjegjësive të institucioneve përkatëse.
Vendimin për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës, kandidatët për pozitën e 1 (një) anëtari në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Kërkesën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për ndarjen e mjeteve buxhetore për Projektin “Komunat për të Rinjtë në Kosovë” në bashkëfinancim me Bankën Botërore. Me këtë vendim ndahen mjete buxhetore në shumën prej 250,000 euro (dyqind e pesëdhjetëmijë euro) për këtë projekt.
Ndryshimin dhe plotësimin e vlerës së shpenzimeve të transportit detar dhe kontejnerëve në Shtojcën 2. të Udhëzimit Administrativ Nr. 06/ 2015 për Përcaktimin e Kostos së Shpenzimeve të Transportit të Mallrave të Importuara, konform listës së përditësuar të çmimeve. Vendimi është aprovuar sipas analizës dhe hulumtimeve të Doganës së Kosovës e cila ka gjetur se në nivel global kostot e shpenzimeve të transportit detar kanë pësuar rënie të theksuar si rezultat i rrënjës së vëllimit tregtar. Me qëllim të harmonizimit të çmimeve të transporti detar, Dogana e Kosovës ka rekomanduar që të bëhet rishikimi i shpenzimeve të transporti detar.
Emërimin e Komisionit për hartimin e Katalogut të Vendeve të Punës për Zyrtarë Publikë.
Themelimin e Komitetit Drejtues dhe Koordinues për shqyrtimin e progresit të zbatimit të masave të Planit të Zbatimit për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike
Ndarjen e mjeteve buxhetore për përmbushjen e kontributit vjetor të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2023 në Qendrën Rajonale të Nismës Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë (MARRI), me seli në Shkup. Ndahen mjete financiare në vlerë prej 20,721.00 € (njëzetë mijë e shtatëqind e njëzet e një euro) për përmbushjen e kontributit vjetor të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2023.
Themelimin e Grupit Punues për hartimin e Konceptit për themelimin e Muzeut për dokumentimin dhe prezantimin e krimeve të ish- Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj Shqiptarëve në Kosovë .
Ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 03/143 të datës 24 maj 2023 për formimin e Këshillit Ndërministror për Kontroll të Duhanit.
Vendimin Përfundimtar për shpronësimin dhe krijimin e të drejtës së servitutit për interes publik i pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Ndërtimi i Linjës 2x 110kV “Kastrioti” në Qytetin e Ferizajt, në dobi të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut Sh, A.
Vendimin Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK- Sh. A.) në zonat kadastrale Shipitull, Leskoshiq dhe Sibovc të komunës së Obiliqit.
Rishikimin e Strategjisë Shtetërore për Ujërat e Kosovës 2023-2027 dhe Planit të Veprimit 2023-2025.
Po ashtu, u bë informimi i Kabinetit Qeveritar për zbatimin e Planit të Veprimit të Agjendës për Reforma Evropiane (PV Era II) gjatë periudhës janar – mars 2023.
Të tjera
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...
-
Ekspertët thonë se zbutja e varfërisë mund të zbusë krizën e migracionit
Ekspertët thonë se varfëria dhe uria janë faktorët kryesorë që shkaktojnë kri...
-
Haziri për presidenten Osmani: E tepërt të diskutohet rikthimi në parti politike
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka hedhur poshtë ...
-
Rama tregon se po instalojnë ashensorë në banesa kolektive: Ka kërkesa që nga viti 2016
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po instalojnë ashensorë nëp...
-
Haradinaj pas vdekjes tragjike të të riut nga Prizreni: Apel për siguri dhe përgjegjësi më të lartë institucionale
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet më të thella pas vd...