Dua Lipa flet për fëmijërinë e saj: Isha krenare, por doja të kisha një emër anglez
Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 07 June 2023
Në Festivalin Hay në Uells, Dua Lipa u ngjit në skenë dhe përveç muzikës, Ajo foli dhe për fëmijërinë e saj, përvojat e rritjes në Angli dhe Kosovë dhe se si e motivuan atë të ndjekë ëndrrën e saj dhe të bëhet një yll i popit.
“Që kur isha shumë e vogël, ëndërroja të bëhesha një yll i popit, por kurrë nuk kam besuar se ishte diçka që mund të ndodhte në të vërtetë”, tha ajo, duke iu referuar kohës kur lëvizte mes Kosovës dhe Londrës.
“Unë kam qenë “fëmija i vogël” gjithë jetën time. Që herët kuptova natyrën e dyfishtë të trashëgimisë sime. Njerëzit gjithmonë më pyesin se nga vjen emri im. Isha krenare për këtë, por kur isha më e ri doja të më thërrisnin diçka si Hanna, diçka normale dhe angleze”, shtoi Dua.
Dua Lipa u shpërngul në Kosovë në moshën 11-vjeçare me prindërit e saj, por në moshën 15-vjeçare u kthye në Londër për të përfunduar shkollën e mesme. Ky tranzicion ishte i vështirë, por në moshën 17-vjeçare, ajo ishte e vendosur të ndiqte një karrierë në muzikë.
“Babai im thotë se është e vështirë të më thuash jo. Unë insistova shumë. Sapo kisha filluar të shkruaja shumë, punoja me një producent. Isha 17 vjeç. Më ofruan një marrëveshje por (producenti) Felix më tha të merrja një avokat, i cili më tha të mos firmosja. Më pas më ndihmuan të hyja në studio”, përfundoi ajo.
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...