Lajme

​Hovenier rithekson nevojën për de-eskalim të situatës në veri

Autori: Gazeta inFokus 20:08 | 06 June 2023

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka theksuar edhe njëherë nevojën për de-përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës. Ai ka thënë se duhet mbajtur zgjedhje të reja në komunat veriore, me përfshirjen e serbëve të Kosovës.

Diplomati amerikan gjithashtu ka theksuar nevojën për zbatimin e plotë të marrëveshjes së normalizimit, nga Kosova dhe Serbia.

“U theksua nevoja për de-eskalim të menjëhershëm në veri të Kosovës, duke përfshirë zgjedhje të reja gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës, dhe zbatimin e plotë nga Kosova dhe Serbia të marrëveshjes së normalizimit”, ka shkruar ambasadori amerikan në Twitter.

-Advertisement-

Hovenier ka shkruar pas takimeve që emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, kanë zhvilluar me politikanët në Kosovë.

Emisarët i kanë paraqitur kryeministrit Albin Kurti një propozim me tri elemente. I pari është de-eskalimi i situatës në terren në tri komunat veriore, pastaj zgjedhje të shpejta në këto komuna si dhe rikthimi në dialog.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera