Lajme

Protestat vazhdojnë, BE-ja rrit presionin diplomatik mbi Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 07:11 | 02 June 2023

Protestat në veri të Kosovës pritet të vazhdojnë edhe sot – për të pestën ditë me radhë.

Numri i pjesëmarrësve ka qenë më i ulët dje, krahasuar me ditët paraprake.

Kosova është vënë nën presion diplomatik për të shtensionuar situatën.

-Advertisement-

Bashkimi Evropian iu bashkua thirrjeve të Francës dhe Gjermanisë për të mbajtur zgjedhje të reja në veri.

Janë tri kërkesa që BE-ja nxori për Kosovën:

Zgjedhje të reja tani

Të sigurohet pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në to

Të nisë puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

“Dështimi për t’i bërë këto, do të ketë pasoja serioze në marrëdhëniet tona”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell./REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera