Sport

“Nuk duronin dot edhe dy ditë?”, ylli i Bayernit kritikon klubin

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 29 May 2023

Joshua Kimmich e shijoi në maksimum titullin e fundit kampion. Bayern Munchen ia doli të siguronte trofeun më të rëndësishëm në Gjermani për të 11-n vit radhazi.

Gara me Borussia Dortmund ishte më emocionuese se kurrë. Me djemtë e Thomas Tuchel që festuan vetëm falë golavarazhit më të mirë.

Mesfushori gjerman, një ndër lojtarët më të fortë të Bayernit, ishte nga më aktivët në festime, por nuk i ka pritur aspak mirë ndryshimet në rangun drejtues.

-Advertisement-

Pak momente pasi Bayerni u shpall zyrtarisht kampion i Gjermanisë për herë të 33-të në histori, erdhën shkarkimet e dyshes Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic.

Të cilët mbanin postet e CEO-s së kubit bavarez dhe atë të drejtorit sportiv. Ndërkohë që trajneri Tuchel u konfirmua.

“Pavarësisht si mund të vlerësohet ai veprim, klubi mund të priste 2-3 ditë për të shpallur ndarjen me Kahn dhe Salihamidzic.

Nëse fitoni kampionatin dhe ju vjen një mesazh i tillë: je si një slitë emotive“, u shpreh titullari i Bayernit dhe kombëtares gjermane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera