Rozë

U shpall i vdekur nga mediat italiane, reagon balerini Kledi Kadiu: Jam shumë mirë

Autori: Gazeta inFokus 19:36 | 27 May 2023

Fenomeni i lajmeve të pavërteta nga portalet anonime në Shqipëri duket se ka infektuar edhe mediat italiane të cilat e kanë shpallur balerinin shqiptar të vdekur.

Bëhet fjalë për artistin, Kledi Kadiu i cili dy ditët e fundit është përballur me lajmin që qarkulloi se ka ndërruar jetë. Ky i fundit është detyruar të reagojë në rrjetet sociale edhe të mohojë lajmet.

Balerini i njohur i ka lexuar këto lajme dhe ka vendosur që të reagojë përmes disa postimeve në “Instastory”.

-Advertisement-

“Këtu shkruajnë se jam larguar… nuk e kuptoj se ku. Kam vdekur? Jo. U largova nga Italia? Jo, shihemi më vonë”, shkruan fillimisht Kledi Kadiu.

Më vonë balerini i njohur ka postuar disa video po në “Instastory”, ku qetëson të gjithë ndjekësit dhe miqtë e tij që është shumë mirë.

“Po e bëj këtë story për të gjithë njerëzi, miqtë që po më shkruajnë në këto orët e fundit, për disa artikuj që kanë dalë që mbrëmë. Disa tituj jo shumë të lezetshëm. Sigurisht që bëhet çdo gjë për disa klikime, kjo gjë është e trishtë. Por unë jam shumë mirë.

Shkrimi në fjalë nuk është kush e di se çfarë, por janë titujt për të rënë në kurth për të marrë klikime”, shprehet Kledi Kadiu.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy