Kurti për dialogun Kosovë-Serbi: Për një dialog efikas, të dyja palët duhet të respektojnë parimet e demokracisë dhe të BE-së
Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 17 May 2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi sot një bashkëbisedim me studentët e Akademisë Diplomatike të Vjenës, në ambientet e Fakultetit Filozofik në Prishtinë.
Kryeministri Kurti derisa foli për 15- vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, sfidat, arritjet e sukseset, po ashtu veçoi edhe qëndrimin ambicioz të Qeverisë që ai udhëheqë ndaj reformave demokratike në të gjithë sektorët e qeverisë, veçanërisht sigurimin e një sistemi më të fortë të mirëqenies, forcimin e shtetit të së drejtës, mbrojtjen dhe përforcimin e të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e minoriteteve dhe rritjen e ekonomisë.
Ky progres, theksoi ai, është njohur gjerësisht nga raporte të shumta ndërkombëtare, duke forcuar reputacionin e Kosovës si një histori suksesi në shtetin e demokracisë.
“Kosova ka marrë qëndrim të qartë kundër sulmit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë. Ne kemi implementuar sanksione, në koordinim me BE-në dhe SHBA-në, për të dënuar agresionin e Rusisë. Është dëshpëruese të theksohet se Serbia nuk e ka ndjekur shembullin. Ky kontrast nënvizon dallimin mes përkushtimit tonë ndaj vlerave demokratike dhe përkushtimit tonë ndaj parimit të bashkëpunimit ndërkombëtar. Fqinji ynë jodemokratik nuk është problem vetëm për Kosovën, por edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kurti.
Kurti ka folur edhe për dialogun Kosovë – Serbi.
“Dialogu Kosovë – Serbi në kuadër të Bashkimit Evropian mbetet jetik për rrugën para për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura mes dy shteteve tona. Megjithatë, për të qenë ky dialog efikas, të dyja palët duhet të respektojnë parimet më thelbësore të demokracisë dhe të Bashkimit Evropian. Ne besojmë se Bashkimi Evropian është platforma dhe synimi që ka burime të mjaftueshme dhe traditë për të zgjidhur problemet që ne kemi për të normalizuar marrëdhëniet mes nesh. Ndërsa ecim përpara, Kosova mbetet e palëkundur në përkushtimin tonë ndaj demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës”, tha Kurti.
Në këtë takim të kryeministrit Kurti me studentët nga Akademia Diplomatike e Vjenës, i pranishëm ishte edhe Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.
Të tjera
-
Kryeziu: Bashkëshortja e kryeministrit punon vetëm në institutin norvegjez, jeton midis Oslos dhe Prishtinës
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka mohuar se gruaja e kryeministrit Ku...
-
Ministria e konfirmon se ka arrestime të kosovarëve nga Serbia, presin konfirmim
Sot u raportua se dy persona nga Podujeva ishin arrestuar të premten nga usht...
-
Këta janë dy të rinjtë që janë arrestuar nga ushtria serbe
Dy të rinj nga Podujeva janë arrestuar nga autoritet serbe, pasi dyshohet se ...
-
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
Se gjumi juaj është prioritet i Comodita Home dëshmohet edhe këtë muaj! Comod...
-
Kurti: Qeveria po lụfton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është ...
-
Lushtaku, Kurtit: E keni gjetur vendin të gatshëm, ka ardhur koha që Kosovën me udhëheq njerëzit që kanë kontribuar…!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka ...
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonom...
-
Arrestohet një 56 vjeçar në Kaçanik, ishte i kërkuar për vjedhje të pyllit
Një person është arrestuar sot në Kaçanik. M.I., 56 vjeçar ishte i kërkuar...
-
Kundër dhụnës gjinore, Haxhiu dhe Konjufca thonë se janë forcuar mekanizmat e ligjit
Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale Kundër...
-
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Koalicionit AAK-Nisma zyrtarisht i është bashkuar edhe `Lista Ideali’ në kry...
-
Dënohet me 1 vit burgim dhe 15 mijë euro gjobë ish-kryetari i LDK-së në Drenas për pastrim parash
Edhe në rigjykim, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 1 vit burgim ...
-
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgut
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg do të jetë adresa e r...