24-vjeçarja me dy mitra bëhet nënë me dy binjakë, mjekët e përshkruajnë rastin si 1 në 50 milion
Autori: Gazeta inFokus
11:21 | 17 May 2023
Një nënë e lindur me dy mitra ka mirëpritur binjakët, duke ngjizur njërin fëmijë përmes IVF në njërën mitër dhe tjetrin në mënyrë natyrale në mitrën tjetër.
Madeline Kaklikos, 24 vjeç, dhe bashkëshorti i saj, Jon, 27 vjeç, mirëpritën djemtë e tyre binjakë Cole dhe Nate, në shkurt pas dhjetë raundeve të trajtimit të fertilitetit gjatë tre viteve.
Mjekët e përshkruan rastin e Madeline si 1 në 50 milionë, për faktin se të dy u konceptuan duke përdorur metoda të ndryshme dhe secila u zhvillua në një mitër të ndryshëm.
Madeline nga Melburni, Australi e cila ka lindur me dy mitra, zbuloi se ka këtë gjendje të rrallë kongjenitale të quajtur didelfis uterine, kur ajo dhe burri i saj po tentonin të ngjisnin një fëmijë në 2020, por pa sukses.
Pasi menduan se nuk do të bënin dot kurrë fëmijë, Madeline dhe John u tronditën.
“Pas dhjetë raundeve të trajtimit të fertilitetit dhe vitesh përpjekjesh për të mbetur shtatzënë, nuk na kishte shkuar kurrë në mendje se do të mbetesha shtatzënë natyrshëm gjatë kryerjes së IVF-së.
“Unë tashmë isha diagnostikuar me PCOS në vitin 2017, kur isha 18 vjeç, dhe e dija se do të ishte e vështirë të mbetesha shtatzënë. Megjithatë, gjatë një ekografie, u zbulua se unë në fakt kam dy mitra dhe u diagnostikova me didelfis uterine (UD)”, u shpreh Madeline.
Mjekët i sugjeruan çiftit të provonin IVF dhe dy embrione u implantuan në ‘mitrën më të aksesueshme’ të Madeline, por për fat të keq nuk e pranuan.
“Ne vazhduam të përpiqeshim, por në kohën kur bëra raundin e tetë, isha e frikësuar se nuk do të kishim kurrë një fëmijë. Ishte një kohë e errët dhe unë me të vërtetë luftova për të gjetur shpresën”, u shpreh ajo.
Disa muaj më vonë, koleksioni i ardhshëm i vezëve ishte në gjendje të bënte 11 embrione, dhe në qershor të vitit të kaluar dyshja morën lajmin e shtatzënisë.
“Unë isha me Jonin, prindërit dhe vëllain tim, në momentin e telefonatës, dhe të gjithë shpërthyem në britma dhe lotët na rridhnin në fytyrë ndërsa u përqafuam”, tha Madeline.
Ishte në skanimin 10-javor që Madeline mësoi se po priste binjakë, me një fëmijë të dytë spontan në mitrën e dytë.
“Joni dhe unë e shikuam njëri-tjetrin me mosbesim të plotë. Mjekët na shpjeguan se shanset për të pasur një fëmijë në njërën mitër dhe një të dytë në tjetrën ishin një në 50 milionë. Ne gjithashtu kuptuam se ata ishin konceptuar në periudha të ndryshme dhe në mënyra të ndryshme. Njëra binjake u ngjiz me IVF dhe tjetra u ngjiz natyrshëm”, ka treguar Madeline.
Meqenëse shtatzënia u klasifikua si me rrezik të lartë, Madeline ishte nën monitorim të vazhdueshëm dhe iu ofrua një prerje cezariane e planifikuar pasi gjendja e saj e bënte të pamundur një lindje natyrale.
Madeline solli në jetë binjakët e saj më 20 shkurt në javën e 34.

T� tjera
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...





























