KMDLNJ: Lajçaku po e shfrytëzon dialogun për ngritje në karrierë
Autori: Gazeta inFokus
14:15 | 12 May 2023
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, po thotë që emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po e përdor këtë proces për ta pasuruar CV-në dhe ngritjen në karrierë.
Sipas KMDLNJ-së, Lajçak shumë herë në deklarata publike ka demonstruar paternalizëm të skajshëm për Serbinë duke bërë presion, edhe jashtë mandatit të përcaktuar nga BE–ë Kosovës dhe politikanëve që janë të përfshirë në këtë proces.
Ndërkohë në lidhje me Urën e Ibrit, KMDLNJ thotë se emisari evropian me ndërhyrjet në punë të brendshme të një shteti të pavarur dhe sovran, duke kërkuar që ura mbi lumin Ibër të mos hapet për qytetarë, po del kundër kësaj vlere dhe të drejte të njeriut siç është liria e lëvizjes, përcjell Klankosova.tv.
“Në procesin e bisedimeve për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi, si lehtësues janë dy mohues të pavarësisë së Kosovës, Josep Borrell nga Katalonja e Spanjës dhe Mirosllav Lajçak nga Sllovakia të cilët, në të njëjtën kohë janë rëndues në këtë proces për Kosovën duke u deklaruar anshëm për Serbinë. Sidomos është i shquar Mirosllav Lajçak që Kosovën po e keqpërdorë për pasurim të CV–së personale dhe ngritje në karrierë”, thuhet në reagim.
“Shumë herë në deklarata publike ka demonstruar paternalizëm të skajshëm për Serbinë duke bërë presion, edhe jashtë mandatit të përcaktuar nga BE–ë Kosovës dhe politikanëve që janë të përfshirë në këtë proces. Josep Borrell, në jo pak raste ishte treguar arrogant dhe kërcënues ndaj politikanëve kosovarë me shantazhin se; “ai (dhe Lajçaku) nuk janë thjeshtë lehtësues por përcaktues edhe për vendimet që duhet t’i marrin politikanët kosovarë..”.
“Gjatë vizitës së fundit Lajçak kërcënoi haptas në mënyrën më të pamoralshme të mundur se Kosova duhet të përcaktohet midis përshkallëzimit dhe normalizimit me paralajmërimin se do të hapet ura mbi lumin Ibër që do të mundësonte lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Mitrovicës dhe jo vetëm të Mitrovicës, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare, moshës, gjinisë apo bindjeve politike. Po në vendin ku Lajçak merr rrogë maramendëse për rolin që po e luan në Kosovë, liria e lëvizjes konsiderohet dhe trajtohet si njëra ndër të drejtat elementare të njeriut”.
“Deri më tani qytetarët e Kosovës kanë qenë të izoluar sa i përket lëvizjes së lirë në Europë e tani, Mirosllav Lajçak me ndërhyrjet arbitrare në punë të brendshme të një shteti të pavarur dhe sovran, duke kërkuar që ura mbi lumin Ibër të mos hapet për qytetarë në mënyrë të lakuriquar po del kundër kësaj vlere dhe të drejte të njeriut siç është liria e lëvizjes. Pra, Burgun e Madh për Kosovën e që është mohimi i lirisë së lëvizjes në Europë po e përkthen në një Burg të Vogël apo mohimi i lirisë së lëvizjes brenda Kosovës”.

T� tjera
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
































