Djali pretendon se nëna i vdiq nga mungesa e mjekimit, e mohon Spitali
Autori: Gazeta inFokus 23:20 | 10 May 2023
Familjarët e një të moshuare që ka vdekur dje në Spitalin e Gjilanit pretendojnë asaj nuk i është dhënë ndihmë nga stafi mjekësor. Rastin e kanë raportuar në Polici. Mirëpo spitali mohon një gjë të tillë, duke thënë se viktimës i është ofruar ndihmë por për shkak të gjendjes së rëndë, ajo ishte rekomanduar të trajtohej në QKUK. Sipas, spitalit familjarët kishin kundërshtuar një gjë të tillë.
Një 92-vjeçare është sjellë për mjekim në Spitalin e Gjilanit të martën rreth orës 14.
Ajo është pranuar në gjendje të rëndë shëndetësore, e më pas ka vdekur pas disa orësh.
Djali i saj i është drejtuar policisë dhe pretendon se nëna i vdiq për shkak se nuk iu dha ndihma nga mjekët.
“Sipas deklaratës nga ankuesi, ai thotë se aty ka pasur të kryhet një operim, dhe sipas pretendimeve të tij ai thotë se janë vonuar mjekët dhe nuk kanë ardhur me kohë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Për rastin, të cilin Policia e ka cilësuar si “Mosdhënie e ndihmës mjekësore”, nga spitali i Gjilanit kanë një version tjetër.
“Në bazë të dhënave të doktorit në fjalë, është kontrolluar pacientja, është lëshuar terapia, i është bërë CT-ja, janë marrë analizat laboratorike, që kanë rezultuar me suficientë ceronale, kronike me vlera pak të nalta… dhe në bazë të CT-së, është përshkruar si perfuracion i tubit digjestiv. Ndërkohe pacienti është pranuar në kirurgji, në mjekim inteziv, ka ekzituar kur është bërë gati për sallë. Mungesë të anestizoligout nuk ka pasur, kemi mungesë të mjekëve anestiziolgë në përgjithësi, në raste të tilla anestiziolgu është përgjigjur, ka ardhur brenda orës”, ka thënë Ruzhdi Kadriu, drejtor Mjekësor në Spitalin e Gjilanit.
Kadriu thotë se familjarët kishin refuzuar që e moshuara të dërgohet në QKUK.
“Duhet me i besuar fjalëve të mjekut, ata kanë dhënë shërbime aq sa kanë pas mundësi dhe sa kanë ditë, në bazë të fjalëve të tij, ai ka dashtë me përgatit pacienten për me udhëzuar në QKUK, për shkak të gjendjes së rëndë dhe vlerave të rënda, ka qenë pacient me rrezikshmëri të lartë, doktori ka dashtë me transferuar, të cilën e kanë refuzuar familjarët”, ka thënë ai.
Me rastin është duke u marrë edhe Prokuroria Themelore e Gjilanit e cila ka urdhëruar që trupi i pa jetë i të moshuarës të dërgohet për autopsi.
Rasti është cilësuar si ‘’Mosdhënie e ndihmës mjekësore’’ edhe nga Prokuroria./RTVDukagjini
Të tjera
-
E konfirmon Albulena Haxhiu: Ura u diskutua në Bruksel
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi sonte se në Bruksel është f...
-
“Papunësia 4% në Kosovë”, Besian Mustafa: Rreni bile për toke, macat ju hangshin
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj Vetëvendosjes q...
-
Ministrja Haxhiu: Nuk mundesh me një pagë 1400-1500 euro të krijosh pasuri gjithandej, brenda e jashtë Kosovës
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se `Projektligji për Byronë Shtet...
-
Albulena Haxhiu garanton për kolegët: Asnjë ministër nuk krijoi pasuri duke e mbajtur këtë pozitë
Duke folur për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuesh...
-
Lutfi Haziri i bindur: Lumir Abdixhiku nesër si kryeministër do ta kthej marrëdhënien speciale me SHBA
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se LDK-ja ka r...
-
Lutfi Haziri i ashpër me Kurtin: Republikën që nuk e ka pranu dikur, tash e ka izolu
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se marrëveshje...
-
Besnik Bislimi flet për takimin në Bruksel me zyrtarin e lartë të NATO-s
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, njofton se sot në Bruksel përveç t...
-
Dukagjin Gorani thotë se opozita do ta ofrojë alternativën e “stabilitetit politik”
Analisti Dukagjin Gorani ka deklaruar se është optimist se opozita do ta ofro...
-
Dardan Sejdiu: Industria e Serbisë është bërë e rëndësishme për tregun evropian
Opinionisti, Dardan Sejdiu sonte në emisionin “Rubikon” ka thënë se Serbia në...
-
Ky është parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas koh...
-
Tetë të vrạrë, mijëra të plagosur nga shpërthimi i pajisjeve pager në Liban
Së paku tetë njerëz janë vrarë dhe 2.750 të tjerë janë plagosur të martën si ...
-
Bajrami sqaron “rrenën” e pushtetit për miliardat në ekonomi
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...