ZRrE-ja tregon tri arsyet për gjobitjen e KEK-ut me 3.2 milionë euro
Autori: Gazeta inFokus
15:46 | 09 May 2023
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) konstaton se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka blerë energji elektrike nga kompania sllovene “Holding Slovenske Elektrarne” e cila nuk ka licencë të lëshuar nga autoritetet kosovare.
ZRrE-ja bën të ditur se në përputhje me të gjeturat në raportet e Monitorimit, ka shqiptuar gjoba për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) me 3.2 milionë euro dhe Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT) me 439 mijë euro.
Përveç tregtimit të energjisë me kompani të palicencuara, KEK ka kërkuar energji elektrike nga Shqipëria edhe kur nuk ka pasur nevojë, si dhe ka bërë shitje të energjisë elektrike në kundërshtim me ligjin te KOSTT pёr mbulimin e humbjeve nё katër komunat veriore.
Megjithatë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë të thënë të hënën për KosovaPress se ende nuk kanë informata zyrtare për ndëshkimin e dy kompanive publike, të cilat monitorohen nga dikasteri që e udhëheq ajo.
ZRrE nëpërmjet këtij raporti ka konstatuar se përkundër vërejtjeve të dhëna nga rregullatori, KEK ka vazhduar të blejë energji elektrike nga kompania sllovene “Holding Slovenske Elektrarne”, e cila nuk kishte licencë të lëshuar nga autoritetet e kosovare, raporton KosovaPress.
Ky tregtim konsiderohet se është njëra ndër arsyet pse ZRRE-ja ka gjobitur KEK-un me 3.2 milionë euro.
“Në përputhje me të gjeturat në raportet e Monitorimit, Bordi i ZRrE-së ka shqiptuar gjoba për ndërmarrjet”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga ZRrE, duke shtuar se në bazë të Raporteve të Monitorimit kanë gjobitur edhe ndërmjarrje tjera publike për KOSTT-in dhe Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (KEDS); dhe Furnizuesin me Shërbim Universal (KESCO) dhe Hidrocentralin e Ujmanit.
Sipas Raportit të Monitorimit të ZRRE ndaj KEK-ut për vitin 2022, në dhjetor të vitit 2018 KEK-u kishte hapur tender për ‘parakualifikim për aktivitetin e prokurimit – shitjes së energjisë elektrike’ me ç’rast kishte nënshkruar kontrata kornizë me disa kompani ndërkombëtare.
KEK-u me tetë kompanitë që kishte nënshkruar kontrata, njëra prej tyre nuk kishte licencë, kompania “Holding Slovenske Elektrarne” nga Sllovenia.
Lidhur me kёtё, ZRrE thekson në raport se ka reaguar disa herё përmes e-mail-it zyrtar si dhe me shkresё zyrtare, ku ka kërkuar nga KEK-u qё tё veprojë nё pajtim me obligimet ligjore, dhe tё ndaloj aktivitetin e tregtimit tё energjisё elektrike me ndёrrmarje tё pa licencuara.
“Pёr mё tepёr, ZRRE më datё 19.08.2022, ka monitoruar procesin e tregtimit tё energjisё elektrike nё kohё reale, dhe ka vërejtur se pavarësisht vërejtjeve dhe kërkesave tё ZRRE pёr ndalimin e tregtimit tё energjisё elektrike me ndёrrmarje tё palicencuara, KEK ende kryen aktivitetin e tregtimit tё energjisё elektrike nё mos pajtueshmёri me obligimet ligjore”, thuhet në Rarportin e Monitorimit.
ZRRE-ja ka konstatuar se tregtimi i energjisë elektrike me kompani të palicencuara bie në kundërshtim me Ligjin për Energji elektrike, si dhe Ligjin për Rregullatorin e Energjisë.
KEK-u ka kërkuar energji nga Shqipëria edhe kur nuk ka pasur nevojë
Në Raportin e Monitorimit për KEK-un, thuhet se kjo kompani ka kërkuar energji elektrike nga Korporate Energjetike e Shqipërisë (KESH), edhe atëherë kur nuk pasur nevojë.
“KEK ka kёrkuar energji nga KESH edhe atёherё kur nuk ka pasur nevojё pёr FSHU dhe energjinё e pranuar nga KESH e ka ofruar nё treg tё lirё. Njё veprim i tillё bie nё kundёrshtim me Nenin 1 tё Marrёveshjes pёr shkёmbim/depozitim tё energjisё elektrike nё mes Korporatёs Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) dhe Korporatёs Energjetike tё Kosovёs (KEK)”, thuhet në raport.
Shitja e energjisë elektrike pёr mbulimin e humbjeve tё veriut
Në bazë të këtij Raporti, shkelje tjetër po konsiderohet edhe shitja e energjisё elektrike pёr mbulimin e humbjeve në katër komunat veriore.
“KEK i shet energji elektrike KOSTT për mbulimin e humbjeve në Veri të vendit, nёn kushtet e marrёveshjes pёr mbulimin e humbjeve tё sistemit. Shitja e energjisё elektrike tek KOSTT për mbulimin e humbjeve nё Veri bie nё kundërshtim me procedurën e tregtimit të energjisё elektrike, pasi që nё procedurё pёrcaktohet që tregtimi i energjisё elektrike duhet tё i nënshtrohet tregut të lire dhe konkurrues”, thuhet në Raportin e Monitorimit.
Ndërkohë, Bordi i ZRrE-së në seancën e së premtes pas shqyrtimit përfundimtar të raporteve të monitorimit, ka vendosur gjobë ne vlerën prej 3.2 milionë euro për Korporatën Energjetike të Kosovës dhe 439 mijë euro për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT).

T� tjera
-
Mblidhet grupi punues për Apelin në Hagë, Çitaku: Çlirimtarët nuk do t’i lëmë vetëm
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur s...
-
“Ligji parasheh largimin e dhun*uesit nga shtëpia”, Ymeri ngre çështjen e strehimit të grave
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jania Ymeri, ka ngritur çës...
-
Nis punën grupi punes për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për Gjykatën Speciale, Konjufca jep detaje
Glauk Konjufca ka kryesuar mbledhjen konstituive të Grupit Punues për hartimi...
-
Prihet shiriti në Gjakovë, Kurti i pranishëm bashkë me Hotin e Dobrunen
Në Gjakovë është përuruar objekti i ri i Zyrës së Punësimit, në një ceremoni ...
-
“Sot Arlinda, nesër kush?” – Thirrje për protestë në Ferizaj nesër në ora 12:00
Në Ferizaj, më 29 tetor, në orën 12:00, është paralajmëruar mbajtja e protest...
-
Aleanca i bashkohet thirrjes për dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
Aleanca ka njoftuar se u është bashkuar thirrjeve për dorëheqjen e ministres ...
-
“Donika e ka ndal telefonin: Prej kujt po tutesh” – protestuesit te Qeveria
ktivistja feministe, Liridona Sijarina, në protestën që po mbahet sot kundër ...
-
Një muaj paraburgim për Albert Sylajn
Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, i ka caktuar një ...
-
Ultimatum Qeverisë: “Duheni me shkarku Gërvallën dhe Sveçlën ose kena me ju shti me i shkarku”
Aktivistja feministe, Liridona Sijarina, në protestën që po mbahet sot kundër...
-
Babai i Diana Kastratit pjesë e protestës: Të dorëhiqen ata që kanë pasur përgjegjësi
Pjesë e protestës në Prishtinë, është edhe babai i Diana Kastratit, Gëzim Kas...
-
Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria, AKU hesht
Kroacia bllokon sërish prodhimet bujqësore shqiptare. Këtë herë, autoritet...
-
Haxhiu pret ministrin malazez Dukaj, diskutojnë për bashkëpunimin dhe integrimin evropian
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në taki...































