Sport

Kryeministri Albin Kurti iu bashkua festës së Trepçës, kërceu bashkë me lojtarët

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 08 May 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ishte prezent mbrëmë në ndeshjet finale të Kupës së Kosovës në hendboll.

I pari i Qeverisë e ndau këtë trofe për ekipin fitues – Trepçën, shkruan “Gazeta Express”.

Por, ajo që ra në sy më shumë ishte fakti se kreu i VV-së iu bashkua festës së mitrovicasve, të cilët po kërcenin për të festuar, ndërsa në mesin e ekipit “Xehetar” në rrethin e formuar ishte prezent edhe vetë Kurti, siç mund ta shihni në videon më poshtë.

-Advertisement-

“Ooo Trepça jone. Bashkë me kryeministrin. Po, po. Ju bëjmë krenarë”, ka shkruar klubi mitrovicas në Facebook.

Natyrisht, kjo nuk do të thotë se kryeministri bëri tifo për ndonjërin prej ekipeve finaliste të Kupës.

Përndryshe, Trepça e mundi ekipin Besa Famgas me rezultat 40:39, ndërsa fituesi u përcaktua vetëm pas gjuajtjes së 7 metërshave (penalltive).

Trepça e fitoi trofeun e Kupës pas pritjes prej 21 vjetësh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera