Sport

Napoli fiton minimalisht ndaj Fiorentinas

Autori: Gazeta inFokus 20:22 | 07 May 2023

Napoli e ka shënuar fitoren e parë pasi e siguroi titullin e kampionit në Serie A.

Napolitanët triumfuan 1:0 ndaj Fiorentinas, në kuadër të javës së 34-të elitën e futbollit italian, shkruan Gazeta Express.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 74-të, kur Osimhen shënoi nga penalltia.

-Advertisement-

Paraprakisht, sulmuesi nigerian e humbi penalltinë në minutën e 48-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Napoli shkon në kuotën e 83 pikëve në vendin e parë, 17 më shumë se Juventusi që mban pozitën e dytë.

Kurse, Fiorentina gjendet e teta në tabelë me 46 pikë dhe nuk ka ndonjë objektiv për të arritur këtë sezon.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy