Paratë e fitores do t’i ndajë bashkë? Mikela zbulon çfarë ka biseduar me Efin jashtë shtëpisë
Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 06 May 2023
Mikela Pupa dhe Gerti Koxha, dy ish-banorë të “Big Brother VIP”, të ftuar në “Wake Up”, kanë dhënë mendimet e tyre për katër finalistët.
Ashtu si Mikela edhe Gerti, mendojnë se Efi Dhedhes është lojtarja më e fortë pas Luiz Ejllit.
“Jam shumë krenare për qëndrimin që ka pasur dhe si i ka menaxhuar gjërat brenda në shtëpi. Ka pasur uljet dhe ngritjet e saj, por unë them me plot gojë që ia ka dalë edhe e shikoj në dyshen finale, me shpresën për fitore”, tha ish-banorja e BB VIP.
Mikela gjithashtu është shprehur shumë e lumtur dhe krenare për Efin që ndodhet në finale. E pyetur nga Gerti nëse Efi do fitojë a do ta ndajnë bashkë çmimin, Mikela shprehet se nuk i tregojnë të gjithë gjërat, duke preferuar të heshtë.
“Jam shumë e lumtur, ne plotësonim njëra-tjetrën, ne ishim një personazh dhe gjysma ime është akoma aty në finale. Kjo për mua është gjëja më e mirë”, tha Mikela.
Duke qeshur ndërhyn Gerti, i cili e pyet “Domethënë në qoftë se fiton Efi merr 25 mijë euro?”.
“Tani nuk i tregojmë këto, i kemi për vete”, tha Mikela Pupa. Edhe më herët, ish-konkurrentja e “Big Brother” ka treguar se është ndër mbështetëset më të zjarrta të mikeshës së saj.
Të tjera
-
LDK e PSHDK bashkë në zgjedhje, Abdixhiku thotë se dy partitë i bashkon Rugova e Mark Krasniqi
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka marrë sot pjesë në Kuvendin e XI zgjedhor ...
-
Vdes infermierja e Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Shukrije Kurti
Ka ndërruar jetë infermierja e Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Shukrije Kur...
-
“Klubi i stërvjetruar politik”, VV sulmon opozitën për premtimet për rritje pagash
Lëvizjes Vetëvendosje po i pengojnë premtimet për rritje të pagave nga partit...
-
AAK vazhdon mobilizimin në Austri, Kadrijaj: Diaspora në mbështetje të Aleancës
Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ti...
-
Haradinaj ngjitet Majës së Strellcit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është mjaft ak...
-
Nagavci: Le ta mbrojmë gjuhën shqipe me çdo formë, çdo ditë nga pak, dhe çdo vit më shumë
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është shprehur se si ministri kanë ndërm...
-
Kurti shkon në Austri, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Vjenë të Austrisë...
-
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet ne NATO e BE
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku në kuvendin e 11-të zgje...
-
Gjendja e fëmijës që u plagọs nga vëllai në Suharekë është stabile
Një 10-vjeçar u plagos aksidentalisht mbrëmë nga vëllai i tij i mitur në Suha...
-
Haxhiu për agjendën e VV’së: Shah e ping-pong me Deharin
Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të agjendës së Lëv...
-
Bëri shqiponjën në Beograd, policia e Daçiqit e arreston shtetasin e Zvicrës
Një shtetas i Zvicrës është arrestuar të shtunën në Beograd, pasi që siç rapo...
-
Ben-Meir: BE-ja është shumë e pakënaqur me Kurtin
Profesori dhe eksperti amerikan në shkenca politike, Alon Ben-Meir thotë se B...