Ja çfarë kishte bërë para dy vitesh 21 vjeçari që shkaktoi masakrën e dytë në Beograd
Autori: Gazeta inFokus 17:50 | 05 May 2023
21 vjecari i identifikuar me inicialet U.B që është arrestuar sot pas masakrës që ka bërë në tri fshatra në periferi të Beogradit, sipas mediave serbe ka qenë problematik edhe në të kaluarën.
Siç shkruan “Kurir”, U.B para dy vitesh ishte arrestuar nga policia pasi kishte sulmuar një zyrtar policer gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe gjithashtu edhe për veprën penale të vjedhjes.
“Kurir” duke u thirrur në burimet e saj tregon se si U.B kishte goditur një polic me motoçikletën që po e ngiste.
–“Para dy vitesh, ai sulmoi një polic në Mlladenovac duke e goditur me motoçikletën që e ngiste – ka thënë një burim për Kurir.
Mbrëmë në orët e vona U.B ka vrarë tetë persona dhe ka plagosur 14 të tjerë në tri lokacione, në Mlladenovac, Dubonë dhe “Mali Orašje”Gjatë arratisjes së tij, ai dyshohet se ka rrëmbyer një shofer taksie të cilin e kërcënoi se do të hidhte një bombë nëse nuk do të ndiqte udhëzimet e tij.
Autori i akteve mizore është arrestuar mëngjesin e sotëm, pasi policia e ka kërkuar gjatë gjithë natës. Ai u arrestua në një fshat afër Kragujevcit, ku fshihej me një të afërm.
Të tjera
-
Aksident mes tri veturave në Zahaq të Pejës, shtatë persona të lënduar
Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku q ë k...
-
Zyrtari i lartë i NATO-s takoi ndaras në Bruksel Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin
Zyrtari i NATO-s Thomas Goffus ka pasur takime të ndara bashkë në prani të nj...
-
“NISMA çdo ditë e më shumë po kthehet në shpresë për kosovarët” – Fatmir Limaj në drekë me kryesinë e partisë
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ndarë disa fotografi nga ...
-
Ripërsëritë NATO: Adresa për hapjen e Urës së Ibrit është në dialog
Në takimin e sotëm në Bruksel që u mbajt mes kryenegociatorit të Kosovës, Bes...
-
Kryeministri Kurti në takim lamtumirës me shefin e OSBE-së në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur sot në takim lamtumirës sh...
-
VV-ja citon Barometrin Ballkanik 2024: Kosova me nivelin më të ulët të papunësisë
Lëvizja Vetëvendosje duke cituar Barometrin Ballkanik të vitit 2024 të Këshil...
-
“Mbështetja jonë për Kosovën, e çeliktë dhe nuk ndryshon” – Ambasadori Hovenier ‘sqaron’ edhe njëherë pozicionin e SHBA-së për Kosovën
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka folur në 25 vj...
-
1 muaj arrest shtëpiak ndaj të pandehurit K.H për shkak të dy veprave penale për tẹrrorizëm
Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se i është caktuar masa e arrestit...
-
Bislimi: Sot e kuptuam nga Lajçak se letra e Bërnabiq nuk është tërhequr
Ka dështuar edhe një tentim i organizimit të takimit të përbashkët mes Kosovë...
-
Lajcak: Më vjen keq që dështoi takimi trepalësh e që s’i diskutuam çështjet më urgjente
Emisari special i BE-së, Miroslav Lajcak, është lajmëruar në rrjetin social “...
-
Serbia e kërkon në Bruksel lëvizjen e kufijve të Mitrovicës së Veriut si kusht për hapjen e Urës
Kryenegociatori i Serbisë për dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq tha se në B...
-
Presidentja Osmani nuk i beson Vuçiqit i cili kërkoi kthimin e serbëve në polici dhe gjyqësi: Retorikë për ta tërhequr vëmendjen
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë kërkesat e presidentit serb, Aleksandër Vuç...