32-vjeçarja ‘masakrohet’ nga kirurgu turk gjatë një operacioni plastik, pëson dëme të mëdha në trup
Autori: Gazeta inFokus
13:34 | 05 May 2023
Një grua britanike pretendon se humbur gjoksin e saj të djathtë dhe ka luftuar me jetën, pasi iu nënshtrua një operacioni estetik “të gabuar” në Turqi.
Sara Platt, 32 vjeç, shpenzoi 14,000 £ për të hequr dhjamin në bark, për të bërë implant gjiri dhe tre procedura të tjera, përmes një agjencie të kirurgjisë kozmetike në Antalia, në fillim të këtij viti.
Nëna e katër fëmijëve, pohon se ajo u gjymtua nga operacioni 13-orësh, që shkaktoi nekrozë dhe humbje të gjoksit të saj të djathtë dhe la një plagë të hapur dhe të infektuar në stomak.
Ajo pretendon se pas operacionit, u dërgua me nxitim në një operacion tjetër, pasi plaga i ishte infektuar.
Pas kthimit në Mbretërinë e Bashkuar, ajo u dërgua me urgjencë në spital pasi plaga e saj u infektua sërish dhe u nevojitën tetë operacione për të shpëtuar jetën e saj.
Ajo tani po mbledh fonde për të kryer një operacion, për të korrigjuar dëmin e shkaktuar në trupin e saj dhe për të paditur kirurgun turk.
Sara nga Llanharan, Uellsi jugor, thotë se tani nuk mund të shikojë trupin e saj dhe ka ankthe.
“Unë nuk jam personi që kam qenë. Isha shumë e sigurt, e fortë dhe e shoqërueshme. Tani jam e tmerruar nga gjithçka. Nuk mund të bëj dush sepse nuk mund të shikoj trupin tim. Shoh ëndrra sikur vdes nëpër spitale, e mbytur me gjak. Kam shtatë javë që nuk kam dalë jashtë. Më shqetëson gjithçka. Jeta ime është ende në rrezik derisa infeksionet të zhduken dhe plagët të mbyllen”, u shpreh Sara.







T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...































