Sport

Radhë të gjata për të siguruar një biletë në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 03 May 2023

Tre orë para kohës zyrtare për shitjen e biletave për ndeshjen, Trepça – Peja, radhë të gjata janë krijuar para palestrës “Minatori” në Mitrovicë.

Trepça do të zhvillojë sot ndeshjen e parë finale ku përball do të ketë Pejën. Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00, teksa interesimi është i jashtëzakonshëm.

Nga fotografitë e siguruara nga mediat lokale në Mitrovicë janë parë radhë të gjata për të siguruar një biletë, tre orë para kohës zyrtare për shitjen e tyre.

-Advertisement-

Klubi i basketbollit mitrovicas kishte njoftuar mbrëmë se biletat do të dalin në shitje me fillim nga ora 11:00, mirëpo që nga ora 8:00 tifozët janë grumbulluar për të siguruar një të tillë.

Trepça kishte mposhtur në gjysmëfinale Prishtinë, kurse Peja kishte eliminuar kampionin aktual, Golden Eagle Yllin.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy