Sindikata thotë se as këtë muaj policëve nuk iu dolën shtesat e rrezikshmërisë
Autori: Gazeta inFokus
16:45 | 02 May 2023
Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se as këtë muaj nuk janë ekzekutuar shtesat e rrezikshmërisë.
“Duke u bazuar në dy komunikatat e Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të muajit shkurt dhe muajit mars me arsyetimin dhe premtimin se Qeveria e Republikës së Kosovës në pagën muajin maj në menyrë retroaktive do të ekzekutoj pagesën e rrezikshmerisë për të gjithë zyrtarët policor ku per fat te keq ky premtim nuk u realizua as në këtë muaj, Sindikata e Policisë së Kosovës ka pranuar dhe vazhdon të pranoj vërejtje dhe ankesa nga të gjitha njësitë në kuadër të Policisë së Kosovës per mos realizimin e shtesës së rrezikshmerisë edhe në këtë muaj si dhe pagësën retroaktive për muajin shkurt dhe mars si dhe ankesat nga njësitet e stafit civil që punojnë në kuader të PK-së që kanë të bëjnë me kategorizimin ku pritshmeritë kanë qenë të mëdha që shtesa e rrezikshmerisë dhe kategorizimi do të dalin me pagën e muajit prill dhe për muajt paraprak.”
Në një komunikatë për media, Sindikata ka kërkuar nga Qeveria që këto shtesa të realizohen me pagën e muajit maj në fillim të qershorit dhe të mos ketë shtyrje “në realizimin e së drejtës për të gëzuar të drejtën në shtesën e rrezikshmerisë”.
Sindikata ka paralajmëruar masa sindikale në rast se nuk realizohen kërkesat e tyre.
“Sindikata e Policisë së Kosovës shpreson se Qeveria e Republikes së Kosovës do të reflektoj dhe pa humbur kohë do ta realizoj shtesën e rrezikshmerisë si e drejtë elementare dhe e merituar në të kunderten e mos ralizimit të kësaj kërkese siç po ndodh edhe me kërkesat tjera qe ia kem parashtruar deri me tani Qeverisë, ne si Sindikatë jemi të detyruar që të ndërmarrim masat sindikale bazuar në ligjin mbi organizimin sindikal dhe ligjin e Policisë së Kosovës për ti realizuar të drejtat tona në plotësimin e kërkesave tona”, thuhet në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Duke u bazuar në dy komunikatat e Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të muajit shkurt dhe muajit mars me arsyetimin dhe premtimin se Qeveria e Republikës së Kosovës në pagën muajin maj në menyrë retroaktive do të ekzekutoj pagesën e rrezikshmerisë për të gjithë zyrtarët policor ku per fat te keq ky premtim nuk u realizua as në këtë muaj, Sindikata e Policisë së Kosovës ka pranuar dhe vazhdon të pranoj vërejtje dhe ankesa nga të gjitha njësitë në kuadër të Policisë së Kosovës per mos realizimin e shtesës së rrezikshmerisë edhe në këtë muaj si dhe pagësën retroaktive për muajin shkurt dhe mars si dhe ankesat nga njësitet e stafit civil që punojnë në kuader të PK-së që kanë të bëjnë me kategorizimin ku pritshmeritë kanë qenë të mëdha që shtesa e rrezikshmerisë dhe kategorizimi do të dalin me pagën e muajit prill dhe për muajt paraprak.
Andaj Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që shtesat e rrezikshmërisë për të gjithë zyrtarët policorë, dhe kategorizimin e disa profesioneve të Stafit Civil dhe mbështetës pa asnjë përjashtim, të realizohen me pagën e muajit maj ne fillim te Qershorit dhe në asnjë rast të mos ketë shtyrje ne realizimin e së drejtës për të gëzuar të drejtën në shtesën e rrezikshmerisë.
Sindikata e Policisë së Kosovës shpreson se Qeveria e Republikes së Kosovës do të reflektoj dhe pa humbur kohë do ta realizoj shtesën e rrezikshmerisë si e drejtë elementare dhe e merituar në të kunderten e mos ralizimit të kësaj kërkese siç po ndodh edhe me kërkesat tjera qe ia kem parashtruar deri me tani Qeverisë, ne si Sindikatë jemi të detyruar që të ndërmarrim masat sindikale bazuar në ligjin mbi organizimin sindikal dhe ligjin e Policisë së Kosovës për ti realizuar të drejtat tona në plotësimin e kërkesave tona.

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
































