Krasniqi: Qeveria Kurti abuzimet më të mëdha i ka bërë në sektorin e energjisë, në krye të piramidës janë Albin Kurti me Martin Berishajn
Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 26 April 2023
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për zhvillimet në KEK, ka thënë se dyshimet ka dyshime për keqpërdorime marramendëse në sektorin e energjisë.
Sipas Krasniqit, Qeveria Kurti abuzimet më të mëdha i kanë bërë në sektorin e energjisë, e që sipas tij në krye të krejt kësaj kupole janë ambasadori Martin Berishaj e Albin Kurti, shkruan Gazeta Online Reporetri.net.
“Po flasim për dyshimet për keqpërdorime marramendëse, të cilat nuk është se janë të papritura në sektorin e energjisë. Përkundër kësaj janë befasuese sjelljet e shumicës qeverisës, kryeministrit para së gjithash sepse në çdo vend normal demokratik në momentin që është dhënë lajmi për arrestimin e shefit të sektorit të energjisë, kryeministri është dashur të kërkojë menjëherë shkarkimin e bordit dhe kryeshefit. Hera e parë që ndodh diçka e tillë. Pa opozitën, duke i ikë debatit, Kurti jo që e mbron shokun e bashkëpartiakun e tij, vjen sulmon e shantazhon sistemin e drejtësisë duke i përmendur me emra edhe gjyqtarët e prokurorët. Krasniqi dyshohet për tri vepra penale, janë dyshime të rënda. Është e padrejtë duke u sjellë në këtë formë siç po sillet opozita. Atje nuk është për burrë i mirë, është për udhëheqës që duhet të punojë ndershëm. Po flasim për dyshime të keqpërdorimit të rreth 72 milionë euro. Sikur të kishte qenë ky arrestim skandali i parë gjatë qeverisjes Kurti, na merr mendja kishim pasë një mendim tjetër, por siç e dimë të gjithë kjo është vendim i aferave që kanë ndodhur për dy vite në sektorin e energjisë.
Qeveria Kurti abuzimet më të mëdha i kanë bërë në sektorin e Qeverisë, qytetarët e Kosovës e kanë jetën më të vështirë e sot jetojnë më keq si pasojë e këtyre abuzimeve. Kjo Qeveri e këta pushtetarë kanë vendosë me i trashë xhepat e tyre, jo të përmirësojnë jetën e qytetarëve. Mos u befasoni pse 100 mijë qytetarë e kanë braktisur vendin gjatë dy viteve të qeverisjes së juaj. Në krye të kësaj piramide është Martin Berishaj me Albin Kurtin. Nëse kemi pasë ma shumë prodhim, ma pak import pse na e shtrenjtuat energjinë. Pse po i merrni nga xhepat e qytetarëve ato para”, ka thënë Krasniqi në seancën e sotme të Kuvendit.
Të tjera
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur a...
-
Shpaloset potreti dhe pllaka përkujtimore e Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Musta...
-
Shefja e USAID për raportet me Qeverinë Kurti: Çdo partneritet ka ngritjet e uljet e veta, partneriteti ynë me popullin e Kosovës i palëkundur
Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi ...
-
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të n...
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...
-
Dyshohet se e ngacmoi sẹksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar se...
-
Brenda një ore dy aksidente me fatalitet në Kosovë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dy aksidentet me fatalitet që ndo...
-
Reuters: Trump po planifikon të emëroj Grenellin emisar special për Ukrainën
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi,...
-
Edhe sot mëngjes i ftohtë, vazhdojnë reshjet e borës gjatë ditës
Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht...