Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për taksistin që dhunoi një grua në Gjilan
Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 19 April 2023
Prokuroria Themelore ka kërkuar 30 ditë paraburgim për të dyshuarin H.B, që dhunoi një grua derisa po punonte si shofer taksie në Gjilan
Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar, zëdhënësja e Prokurorisë në Gjilan, Liridona Xheladini, e cila nuk ka dhënë më shumë detaje për rastin.
“Ju njoftojmë se për këtë rast Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar të pandehurin H.B., si dhe ndaj tij ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Gjilan, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë, Xheladini, për Infokus.
Ndërsa sipas policisë dhunimi ndodhi pasi gruaja kishte hipur të taksi për të shkuar në shtëpi mirëpo i dyshuari e kishte dërguar në një vend të panjohur.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se deri sa ishte duke u kthyer në shtëpi, kishte hipur në një TAX-i me drejtues i dyshuari mashkull kosovar i cili e kishte dërguar në një vend të panjohur dhe ngacmuar seksualisht. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhej në raportin e policisë.
Ndryshe edhe dje një e mitur është dhunuar nga një taksist 26 vjeçar në Kamenicë./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Pluhuri Saharian ...
-
Nesër i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit nga Kosova që humbi jetën tragjikisht në aksident ditë më parë
Nesër do t’i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit nga Kosova, Adem Buzhala, i...
-
Matoshi godet pushtetin e VV-së: Totalisht nën ndikimin rus!
Halil Matoshi ka qenë i ashpër në kritika ndaj qeverisë së Albin Kurtit. S...
-
Geci: LVV dhe PDK janë një brum
Ish-deputeti, Gani Geci, ka folur për bisedën telefonike të Mimoza Kusari-Lil...
-
Gjykata e Beogradit e lë në paraburgim Tefik Mustafën
Tefik Mustafa, u arrestua nga autoritetet e Serbisë në pikën kufitare në Merd...
-
”Vendim i pamençur i kosovarëve të udhëtojnë nëpër Serbi”
Avokati Shkelzen Sopjani sot në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ësht...
-
Aliu: Animi i Qeverisë për zgjedhjet në Luginë ka qenë veprim i gabuar
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, ...
-
“Alo zemlajke, a po nihemi?” – Publikohet një pjesë nga biseda mes Kusari-Lilës dhe Radojçiqit
Është publikuar një bisedë e shkurtër mes shefes së grupit parlamentar të Lëv...
-
Vizita e Kurtit në fabrikën ku prodhohen dronët Bayraktar, Baykar, ZKM jep detaje
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Stambol...
-
Hendbollisjta me mbulesë nga Guinea që i’a solli Ferizajt kupën e parë në histori
Salematou Camara ka vendosur që karrierën e saj në hendboll ta bëj mijëra kil...
-
Analisti serb Dushan Janjiq: Pas zgjedhjeve të së dielës, Serbia është politikisht më pak stabile
Partia Përparimtare Serbe, e cila përkrahet nga Presidenti Aleksandar Vuçiq, ...
-
Gashi: Kurti me koordinim e pa koordinim ka me e hap urën e Ibrit
Avokati, Tomë Gashi i ftuar në “FIVE”, është shprehur se hapja e urës së Ibri...