Lajme

Theret për vdekje 20 vjeçari në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 18 April 2023

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën mbrëmjen e së hënës, ku tre të rinj të përfshirë në një konflikt motivet e të cilit janë ende të paqarta ka degjeneruar në përdorimin e thikave në Rrugën e Dibrës në Tiranë.

Si pasojë e plagëve të marra nga sulmi i dy 18-vjeçarëve, policia e Tiranës bën me dije se ka humur jetën një 20 vjeçar.

Viktima S.T ka ndërruar jetë në spital.

-Advertisement-

“Më datë 18.04.2023, rreth 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç, kanë plagosur me mjete prerëse shtetasin A. T., 20 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera