Vela e quan “palaço” MPJ-në serbe: Nëse Serbia voton kundër Kosovës në KE, shkelen këto marrëveshje
Autori: Gazeta inFokus
19:48 | 17 April 2023
Shefi i kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela, i ka reaguar ministrit të jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, pasi deklaratave të këtij të fundit lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Daçiq tha sot se nuk mund të udhëtojë në Strasburg me rastin e 20 vjetorit të pranimit të Serbisë në Këshillin e Evropës për shkak të njoftimeve se Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës do të fillojë procedurën dhe diskutimin për pranimin e Kosovës në atë organizatë, në dhjetëvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit.
“Çfarë mesazhi është ky? Është një poshtërim dhe një mesazh që Kosova mund të bëjë çfarë të dojë. Nëse këto njoftime janë të vërteta, sigurisht që nuk do të shkoj nesër në Strasburg”, tha Daçiç në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren e jashtme të deleguar të Gabonit, Yolanda Nijonde, dhe shtoi se “diçka që nuk është shtet nuk është pranuar kurrë në Keshilli i Europës.”
Ai theksoi se është e pamundur të mbrohet integriteti territorial i Ukrainës nga njëra anë dhe të shkatërrohet integriteti territorial i Serbisë nga ana tjetër.
Vela i reagoi duke i quajtur “palaço” ministrinë e jashtme serbe dhe përkujtoi se marrëveshjet e Brukselit janë në vijë me lejimin e aplikimit të Kosovës në organizata si KE.
“Një përkujtim për MPJ-në palaço të Serbisë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është plotësisht në përputhje me marrëveshjet:
Bruksel 2013: pika 14
Bruksel 2023: pika 4
Nëse Serbia voton kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, do të jetë në kundërshtim të qartë të marrëveshjeve të përmendura!
A reminder for the clownish MFA of Serbia that Kosovo’s membership to Council of Europe is fully in line with agreements:
Brussels 2013: point 14
Brussels 2023: point 4
If SRB votes against 🇽🇰 membership to Council of Europe it’ll be in clear violation of the said agreements! pic.twitter.com/5vGAErE1E1
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 17, 2023

T� tjera
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
































