Sot varroset 58-vjeçarja që u vra dje në Pejë
Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 15 April 2023
Sot do të varroset 58-vjeçarja e cila u vra dje në rrugën “Mbreti Zog”, në Pejë. I dyshuar për vrasje, është djali i saj.
Familjarët kanë njoftuar se varrimi do të bëhet në varrezat e qytetit, në orën 17:00.
“Tragjikisht ndërroi jetë më 14.04.2023, në moshën 58-vjeçare, duke na lënë përjetë të pikëlluar. Varrimi i të ndjerës bëhet më 15.04.2023, në varrezat e qytetit. Funerali niset nga shtëpija e së ndjerës, Rr.Mbreti Zog-Kapeshnicë, Nr.85, në orën 17:00”, thuhet në njoftim.
Rastin e konfirmoi dje zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, deklaroi Rugova.
Zyrtarët e Prokurorisë Themelore në Pejë e kanë përshkruar rastin si mjaft të rëndë.
Prokurorja e rastit, Sahide Gashi ka bërë të ditur se “dyshohet se i biri e ka privuar nga jeta të ëmën”.
“Kemi dalë në vendin e ngjarjes, së bashku me ekipin e forenzikës, janë izoluar të gjitha gjurmët, janë mbledhur të gjitha provat. Kemi urdhëruar autopsinë e të ndjerës”, tha prokurorja Gashi.
Sipas saj, janë siguruar edhe dëshmitarë të afërt të ngjarjes.
“Kemi provuar që të dyshuarin ta marrim në pyetje, në prani të mbrojtësit, mirëpo nuk ka qenë në gjendje të përgjigjet. Kemi urdhëruar që, nesër, në prezencë edhe të psikologut dhe avokatit mbrojtës, të provohet që të merret deklarata e tij”, theksoi prokurorja Gashi.
Ajo shtoi se në bazë të rrethanave, do të urdhërojnë edhe ekzaminimin e të dyshuarit në Instituin e Psikiatrisë Forenzike.
Megjithatë, as zyrtarët e policisë dhe as prokurorisë nuk kanë dhënë sqarime specifike se në çfarë mënyre dhe me çfarë mjetesh është kryer vepra penale e vrasjes. Gjithashtu, ata nuk kanë dhënë as sqarime se cilat janë motivet e dyshuara për veprën penale, duke thënë se rasti është ende në fazën e hetimeve.
Të tjera
-
Rama thotë se brenda 30 ditësh, biçikletat u përdoren mbi katër mijë herë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama thotë se që nga lansimi i projektit të b...
-
Plạgoset një grua në Prishtinë
Sot është plagosur me armë zjarri një grua në Prishtinë. Rastin për Gazetë...
-
Hovenier: Pastrimi nga minat i Parkut Kombëtar të Zatras na sjell një hap më afër qëllimit
Ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier është shprehur se që nga viti 1999, Sh...
-
Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, një person shihet i shtrirë në rrugë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në autostradën “Ibra...
-
Kështu duket nga ajri Kiseljaku i BeH-së, i zhytur në ujë
Kështu duket nga ajri Kiseljaku i zhytur në ujë Shirat e rrëmbyeshëm që mb...
-
Reshje shiu e rrebeshe në gjithë vendin, përmbytje në Lezhë dhe Durrës, probleme edhe në Tiranë
I gjithë territori i Shqipërisë është përfshirë nga reshje të shumta shiu e r...
-
Osmani takohet me Macron, publikon fotografi nga pritja
Presidentja Vjosa Osmani është takur me Presidentin e Francës, Emmanuel Macro...
-
Inaugurimi i çerdhes në Suharekë, Nagavci: Një ambient i ngrohtë e mikpritës për fëmijët
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ...
-
Kurti pas përurimit të çerdhes në Suharekë: Çdo investim në arsim është një investim në të ardhmen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas përurimit të çerdhes së re në Suharek...
-
Kurti kërkon dorëzimin e Radoiçiqit për rikthim në dialog
Për t’u kthyer në dialog, kryeministri i Kosovës Albin Kurti kërkoi nga Serbi...
-
Pamje apokaliptike: Të paktën 15 persona humbën jetën nga përmbytjet në Bosnje dhe Hercegovinë
Të paktën 15 persona humbën jetën gjatë natës dhe mëngjesit nga përmbytjet në...
-
Presidentja Osmani paditet për shpifje, kërkohet kompensim financiar
Analisti i sigurisë Bedri Elezi ka paditur presidenten Vjosa Osmani për shpif...