Rozë

Specialisti i kirurgjisë plastike tregon nëse Kiara ka bërë ndërhyrje në fytyrë

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 14 April 2023

Vajzat e “Big Brother VIP” diksutohen shpesh për paraqitjen e tyre, por edhe për ndërhyrjet estetike që ato mund të kenë bërë.

Të ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”, ishin Dr. Panajot Papa, specialist i kirurgjisë plastike dhe Elona Ndoj Make up artist, për të kometnuar banoret.

Duke folur në lidhje me Kiarën, doktor Papa deklaroi se Kiara mund të ketë bërë ndërhyrje me botoks tek sytë. Po ashtu ai tha se Kiara ka bërë një zvogëlim të hundës dhe ndërhyrje tek buzët.

-Advertisement-

“Është hapur cepi i syrit, dhe kjo tregon që mund të ketë bërë një trajtim botoksi dhe ka tatuazh në pjesën e vetullës. Kjo jep atë efektin jo harmonik sepse janë afruar cepat e syrit me vetullat.

Mund të ketë pasur një ndërhyrje me acideluronik në pjesën e buzëve dhe një zvogëlim të hundës, duke ndryshuar dhe pjesën e mollëzave.”- tha doktori.

Ndërkohë, sa i përket grimit, Elona Ndoj tha se ndryshimi i grimit mund të duket si ndërhyrje botoksi tek Kiara, por kjo nuk od të thotë se është botoks.

“Tek pjesa e vetullës do thoja që mudn të ketë dhe botoks, por edhe ka ndryshuar. Në fillim ka ndryshuar thjesht formën e vetullës dhe kjo ja jep efektin. Mund të ketë dhe botoks, por ka ndryshime. Ndonjëherë më duekt sikur e ekzagjeron, tek vetulla ja humbin edhe atë ëmbëlsinë sepse ja nxijnë shumë. Ngjyrat e tokës i shkojnë.”- tha ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera