Përkujtohet Eksodi i Bllacës, vlerësohet si burim i shtetësisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
12:18 | 09 April 2023
Drejtuesit e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup dhe Fondacionit “Hasan Prishtina” në Prishtinë kanë vendosur lule në Memorialin përkujtimor “Bllaca 99” me rastin e 24-vjetorit të eksodit të popullatës shqiptare.
Llogaritet se rreth 440 mijë refugjatë shqiptarë të dëbuar nga forcat serbe, pas nisjes së bombardimeve të NATO-s, kanë kaluar nëpër Kampin e Bllacës.
Duke i përkujtuar refugjatët, Skender Asani, drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, vuri në dukje se Kompleksi memorial “Bllaca 99” (Muri i Kujtesës, Parku Hasan Prishtina dhe Treni i të zhvendosurve), tash e tutje i shërbejnë kujtesës sonë, jo vetëm për të freskuar të kaluarën, por për të mësuar edhe hapat nga duhet të shkojmë në të ardhmen, raporton Ekonomia Online.
“Shqiptarët kanë pësuar shumë keq ndër shekuj dhe kufijtë e tyre tronditje. Por, me luftën e UÇK-së dhe ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, Kosova e fitoi lirinë. Prerja historike ka ndodhur pikërisht në këtë vend ku makineria serbe shpërnguli 500 mijë shqiptarë. Janë pikërisht ngjarjet e Bllacës të prillit të vitit 1999 që kanë bërë që bashkësia ndërkombëtare të jetës afër shqiptarëve. Ky tren dhe kjo qendër memoriale na kujtojnë të kaluarën. Ky është vendi qe buron shteti i Kosovës dhe duhet të ndërtohet një qendër memoriale për ta kujtuar të shkuarën”, u shpreh Asani, teksa nuk la pa kritikuar institucionet e Kosovës dhe ato të Maqedonisë së Veriut.
“Ka munguar një seriozitet me i madh i institucioneve si të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për të ndërtuar një qendër memoriale, qe t’i përkujtojmë karvanët e mijëra shqiptarëve”, tha Asani.
Mehmet Prishtina nga Fondacioni “Hasan Prishtina”, kërkoi që në këtë vend të krijohet një muze me atë që ka ndodhur atë vend.
“Sot pas 24 vitesh Bllaca na bashkon. ‘Bllaca 99’, ndoshta duhej të quhej 98-99. Përvjetorë të tille të gjithëve na kthejnë ne histori qe me dëshirë do të donim mos të përsëritej asnjëherë. Ata që e harrojnë të kaluarën mund të përsëritet”.
Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Mehmet Ballazhi tha se eksodi i Bllacës i përngjanë “holokaustit”. Me këtë rast, Ballazhi ftoi që në këtë vend të ndërtohet një qendër përkujtimore.
“Jemi këtu për ta kujtuar masakrën serbe ndaj popullit shqiptar. Ky vend i përngjan një holokausti. Jam i hapur për bashkëpunim që ta ndërtojmë këtu një qendër përkujtimore. I bëj ftesë Qeverisë që ta marrë parasysh këtë kërkesë”, u shpreh ai.

Të tjera
-
Elezi: Nesër përfundon numërimi i votave me postë, rezultatet përfundimtare varen nga dinamika e numërimit
Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me postë. ...
-
LDK-ja arrin të dalë e para në tre komuna në votat me postë, e dyta në katërmbëdhjetë
Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit nga numërim...
-
Vetura futet në shesh dhe gọdet qytetarët në Gjermani, publikohen pamje të rënda
Në Mannheim të Gjermanisë, policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangi...
-
Ish-gjyqtari i EULEX-it për Gjykatën Speciale: Trump do të mund t’i shkarkonte prokurorët dhe gjyqtarët amerikanë
Ish-gjyqtari i EULEX-it në Kosovë, Dean Pineles, ia ka kushtuar një shkrim po...
-
Votat me postë: LDK ngushton diferencën me VV-në në këtë komunë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përpunuar rreth 66% të votave të ardh...
-
Osmani uron Bullgarinë për ditën e çlirimit: Lidhjet tona bazohen në miqësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar popullin dhe presidentin e Bullgarisë, Rume...
-
Një vidë e madhe u gjet në çokollatën Dubai
Agjencia e Sigurisë Ushqimore e Bosnje dhe Hercegovinës ka tërhequr një grumb...
-
Betohet kancelari i ri i Austrisë, kush është 65-vjeçari
Christian Stocker është betuar këtë të hënë si kancelari i ri i Austrisë, duk...
-
PZAP verifikon disa fletëvotime të pavlefshme
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë parë zyrtarë të Panelit Zgjedhor ...
-
Artistët e VV’së, diaspora preferon këngëtaren Edona Llalloshi para aktores Adriana Matoshi- Sa vota morën?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 66.31 për qind të votave me postë...
-
Përplasje për një votë mes Kurteshit dhe një koordinatori të vëzhguesve të AAK-së
Vlefshmëria e një vote të prerë poshtë, kishte shkaktuar sherr mes anëtarit t...
-
Trump kur nënshkruhej marrëveshja Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë: Pres me padurim që t’i vizitojë në një të ardhme jo të largët
Trump kur nënshkruhej marrëveshja Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë: Pres me ...