Votat me postë: Befasojnë minoritet, si i shkelën partitë e mëdha

Autori: Gazeta inFokus
16:00 | 03 March 2025
Votat me postë nga diaspora sollën befasi jo vetëm në mesin e partive shqiptare por edhe të minoriteteve.
Së bashku këto parti kanë arritur të marrin një rezultat goxha të mirë duke i krahasuar edhe me partitë e mëdha në Kosovë, siç janë Partia Demokratike e Kosovës e edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në koalicion me Nismën Social Demokrate.
Partia Liberale Egjiptiane sipas rezultatit të KQZ-së kur janë numëruar vetëm 66% e votave ka marrë 1.21% apo 487 vota.
Po ashtu edhe partia tjetër egjiptiane, Iniciativa e Re Demokratike E Kosovës – IRDK ka marrë 432 vota apo 1.07 %.
Bashkimi Social Demokratik – SDU ka marrë 418 apo 1.04 % vota, shkruan Gazeta Infokus.
Të tre këto parti së bashku kalojnë përqindjen të cilën arritën të marrin nga votat me postë dy prej partive shqiptare AAK dhe Nisma të cilat bënë koalicion parazgjedhor e që nga votat e diasporës me postë morën vetëm 3.32 % apo 1338 vota.
Nëse shtojmë edhe rezultatet e të gjitha partive të tjera të minoriteteve atëherë sipas këtij rezultati këto të fundit me vota me postë i janë afruar edhe rezultatit të PDK-së e cila doli partia e dytë në këto zgjedhje. Derisa PDK-ja ka marrë 3 mijë e 213 vota me postë, partitë nga minoritetet kanë marrë afro 2 mijë e 500 vota.
Ndërsa këto janë rezultatet e partive tjera të komuniteteve:
Partia e re demokratike ka marrë 234 vota apo 0.58 %.
Koalicioni ynë Boshnjak (Nisma jonë dhe Partia Boshnjake) ka marrë 220 vota apo 0.55 %.
Partia e Ashkalinjëve për Integrim ka marrë 166 vota apo 0.41 %.
Koalicioni Vakat ka marrë 120 vota apo 0,30 %. Lista Serbe ka marrë 108 vota apo 0.27 %.
Partia e Bashkuar Gorane ka marrë 28 vota apo 0.07 %.
Partia Demokratike Turke E Kosovës ka marrë 22 vota apo 0.05 %.
Partia Rome E Bashkuar E Kosovës ka marrë po ashtu 22 vota apo 0.05 %.
Partia e Lëvizjes Inovative Turke ka marrë 14 vota apo 0.03 %.
Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar ka marrë 9 vota apo 0.02 %.
Kujtojmë që Lëvizja Vetëvendosje me 21 mijë e 234 vota apo 52.72 % mbetet në vend të parë në votat me postë ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 12 mijë e 003 vota apo 29.80 % vota./Gazeta Infokus

Të tjera
-
Tejkaloi veturën e policisë në vijë të plotë në rrugën Ferizaj-Kaçanik, i merret për tre muaj patentë shoferi
Policia e Komunikacionit Rrugor ka identifikuar sot shoferin I.H (54 vjeç), i...
-
Nuk morën pjesë në varrimin e babait të ish-Presidentit Thaçi, flet Bekim Jashari
Sot është mbajtur ceremonia e varrimit të Haxhi Thaçit, babait të ish-Preside...
-
U kërkua lidership i ri i LDK’së, vjen reagimi i parë nga Abdixhiku
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka reaguar për herë të parë pas shfaqjes së...
-
Deklarimi i djalit të Donald Trump për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, Bolton: Ai nuk i përfaqëson politikat e SHBA-së
Ish-Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në SHBA, John Bolton ka komentuar ndër...
-
Trump deklarohet pas bisedës telefonike me Putinin
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin kanë...
-
Katër persona arrestohen për “Lëndim të rëndë trupor” në Mitrovicën Veri
Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “Lë...
-
Maliqi: Specialja s’është e Kosovës, le të shihet se kujt i jep përgjegjësi e të dihet adresa e rrenës për trafik organesh
Tema e Gjykatës Speciale është kthyer në vëmendje përsëri, pasi Haga mezi ka ...
-
“Unë e lëshova një raport që e mundësoi ardhjen e Thaçit”, flet doktori i Haxhi Thaçit
Adriatik Berisha, doktori i Haxhi Thaçit tashmë i ndjerë, ka treguar në “Fron...
-
Edi Rama e bën për “pesë pare” një nxënës në Berat – kamerat regjistrojnë ligjëratën e tij
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i shoqëruar nga zv.kryeministrja Belinda ...
-
Veliu: Është për keqardhje ta mbrosh “liderin” që po e dërgon në theqafje një familje të madhe politike
Ish-deputeti i LDK’së, Agim Veliu ka komentuar zhvillimet e fundit në këtë pa...
-
Hisen Berisha: Gjykata Speciale po i mbivendoset Institucioneve të Kosovës
Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatë...
-
Trumpi e Putini dakordohen për armëpushim në Ukrainë
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka thënë se presidenti i S...