Sport

Ancelotti synon të barazojë rekordin e madh të Zidane

Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 08 April 2023

Nuk ka dyshim se Carlo Ancelotti është një prej trajnerëve më të mirë në histori të Real Madridit dhe jo vetëm.

Veçanërisht në periudhën e tij të dytë në kryeqytetin spanjoll, italiani e ka vendosur skuadrën e tij si një nga më të mirat në futbollin botëror, shkruan Gazeta Express.

Pavarësisht vështirësive këtë sezon, Real Madridi është ende në garë për ta mbyllur sezonin me katër trofe.

-Advertisement-

Pasi kanë fituar Superkupën Evropiane dhe Kupën e Botës për Klube, Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampionëve mund t’i shtohen koleksionit të tyre.

Kjo do ta bënte Ancelottin me 11 trofe të fituar si trajner i Real Madridit, gjë që do ta vendoste atë të dytin së bashku me Zinedine Zidane si trajnerin më të suksesshëm në historinë e famshme të klubit.

Francezi, i cili gjithashtu kishte dy periudha në “Santiago Bernabeu”, fitoi 11 trofe, përfshirë tre tituj radhazi në Ligën e Kampionëve – 2016, 2017 dhe 2018.

Miguel Munoz është trajneri më i suksesshëm tek “Los Blancos”, me 14 trofe të fituar. /Gazeta Express/

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy