Kina mbështet përpjekjet për të rivendosur paqen në Ukrainë
Autori: Gazeta inFokus 19:03 | 07 April 2023
Presidenti kinez Xi Jinping tha se do të mbështesë të gjitha përpjekjet për të rivendosur paqen në Ukrainë, thuhet në një deklaratë të përbashkët me Emmanuel Macron, pas vizitës së presidentit francez në Pekin.
“Kina dhe Franca kundërshtojnë sulmet e armatosura ndaj termocentraleve bërthamore dhe objekteve të tjera bërthamore të qeta”, si dhe mbështesin Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike “për të garantuar sigurinë e termocentralit në Zaporozhye”, thuhet në deklaratë, më 7 prill.
Agjencitë botërore raportojnë se në deklaratën e përbashkët nuk përmendet Rusinë dhe as nuk dënohet pushtimi i Ukrainës.
“Është e rëndësishme që palët në konflikt të respektojnë të drejtën ndërkombëtare humanitare”, shtohet në deklaratë.
Presidenca franceze njoftoi më parë se Xi është i gatshëm, për herë të parë pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, që t’i telefonojë presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, por shtoi se Xi do ta bëjë këtë kur të vlerësojë se është momenti i duhur. Kjo nismë, gjithashtu, nuk përmendet në deklaratën e përbashkët.Në muajin shkurt, Kina publikoi një dokument me 12 pika, në të cilin e thekson pozicionin e saj për konfliktin në Ukrainë. Siç theksojnë agjencitë botërore, disa diplomatë besojnë se dokumenti mund të shërbejë si një plan paqeje dhe të inkurajojë Moskën dhe Kievin për të zhvilluar bisedime.
Në shtator, Pekini nuk e njohu aneksimin e njëanshëm nga Rusia të katër territoreve ukrainase dhe as aneksimin e Krimesë në vitin 2014.
Të tjera
-
Kica Xhelili-VV’së: Ai qytetari që e keni llogaritur analfabet, do t’ua kthejë shuplakë fytyrës
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili ka thënë sot se kjo parti do ta lufto...
-
Publikohen pamjet nga lëvizja e Forcave Rezervë Britanike nëpër Kosovë
Kanali zyrtar i Shtabit të Përhershëm të Përbashkët i Mbretërisë së Bashkuar,...
-
Paraburgoset shtetasi shqiptar, i arrestuar për drọgën milionëshe të sekuestruar në Pejë
Departamenti Për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Pejë, i ka caktuar n...
-
Rukiqi: Po flasin për të djathtën e të majtën ata që vodhën rrymë, grurë, vaj e pasul
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar pasi Koordinatorja e VV-së, Dejona...
-
Në Prizren shënohet Dita e Boshnjakëve
Në kuadër e Ditës së Boshnjakëve në Prizren janë mbajt shumë aktivitete prej ...
-
Kosova merret shembull për të mirë në Shqipëri, lidhur me trajtimin e pacientëve
Kosova u mor si shembull për të mirë në Shqipëri, të paktën për një pikë. ...
-
Gjendet një person i zhdukur në Istog
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, së bashku me Policinë, kanë marrë p...
-
Kurti takoi artistë e profesionitë të rinj të diasporës në New York: Kosova gjithmonë i mirëpret
Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri i vendit, Al...
-
Duka për Kampionatin Evropian me Serbinë: Pa harruar të shkuarën, ta ndërtojmë të ardhmen
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur për orga...
-
Opozita serbe kërkon krijimin e një alternative ndaj Listës Serbe në Kosovë
Kryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi (SSP) në Serbi, Dragan Gjillas, ka t...
-
Dejona Mihali-Lumir Abdixhikut: Cilës traditë dëshiron t’i kthehesh, asaj të pazareve për koalicione me PDK-në dhe Listën Serbe
Koordintaorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, i ka reag...
-
Osmani takohet me kryediplomaten australiane: Jemi të përkushtuar për forcimin e lidhjeve
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me ministren e Jashtme të Australis...